Dostojevski në romanin e tij “Krim dhe ndëshkim” të 1866-tës, shkruante: “Niveli i civilizimit të një shoqërie matet me burgjet e saj”, Dhe Franca duket se kërkon të jetë në linjë me këtë thënie. Ajo ka nisur të zbatojë projektin e parë pilot për një reformë në burgje dhe sistemi i ri parashikon një strukturë ku bashkëjetojnë burgosja dhe riintegrimi në shoqëri.
Vënia në jetë e projektit mbi burgun inovativ të sigurisë së ulët iu besua studios francez Lan (Local Architecture Netëork) e krijuar nga italiani Umberto Napolitano dhe francezi Benoît Jallon. Nëse burgjet fillimisht ngriheshin në qendra urbane, nga fundi i viteve 1900, Franca vendosi largimin e tyre nga qytetet.
E megjithatë, burgu i Nanterre, u ngrit pikërisht në një zonë të shumë populluar: në lagjen e Chemin-de-l’Île në Nanterre. Arkitektët realizuan një strukturë, e cila të ishte në harmoni edhe me ambientin përreth.
Ajo nuk ka hekura, duke i shkuar kështu deri në fund idesë së integrimit me shoqërinë, e ka madje dhe një “fashë të gjelbër” si dhe ambiente komode për të dënuarit. Nanterre është një burg inteligjent, i pajisur me një “tru” elektronik që kontrollon ndërtesën dhe sistemet e saj të monitorimit.
Selia qendrore teknologjike është gati një lloj “salle regji” . Mbikëqyrja e të burgosurve që lihen gjysmë të lirë, bëhet në mënyrë dinamike përmes disa byzylykëve me të cilët janë lidhur.
Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…
Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…
FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…
Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…
Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…