Categories: Uncategorized

6 gënjeshtra që duhet t’i mësoni njëherë e mirë rreth jetës s*ksuale

Të gjithë thonë gënjeshtra rreth seksit. Edhe pse shkenca ka zbuluar fakte surprizuese dekadat e fundit, për këtë fushë janë ende disa gjëra që kanë pikëpyetje në fund.

Kjo vjen si pasojë kulturës, opinionit dhe moralit në një shoqëri. Psikologia Karen Gurney ka listuar për Daily Mail 6 gënjeshtra që mund të çojnë edhe në shkatërrimin e jetës seksuale.

Të lidhura

None found

Meshkujt kanë libido më të madhe se femrat

Është besuar gjatë se meshkujt duan më shumë seks se femrat. Por kjo nuk vërtetohet nga çdo studim, pasi varet nga mënyra si matet dëshira për marrëdhënie. Sipas psikologes, kërkimet e fundit tregojnë ngjashmëri mes libidove të femrave dhe meshkujve.

Femrat janë më të ndershme se meshkujt

Si mashkulli dhe femra sipas studimeve ndryshojnë dëshirat seksuale pas një kohe sëbashku. Dëshira e një femre për të njëjtin partner ka më shumë mundësi të ulet me kalimin e kohës. Ndryshe është për meshkujt, të cilët ka shumë mundësi që të kenë të njëjtat dëshira për të njëjtën partnere me ndryshimin e kohës.

Meshkujt e shijojnë më shumë seksin se sa femrat

Njerëzit besojnë se kapaciteti i femrave për të marrë kënaqësi nga marrëdhëniet seksuale janë më të ulëta se të meshkujve. E vërteta është se kjo ide është gënjeshtër. Sipas studimeve, si meshkujt dhe femrat mund të kalojnë të njëjtën orgazëm nga masturbimi.

Meshkujt kërkojnë seks më shumë se femrat

Historikisht është krijuar ideja që meshkujt duhet të jenë ata që të nisin seksin. Por as kjo nuk është e vërtetë. Sipas Gurney ka një ndryshim në këtë trend, me meshkujt dhe femra që kërkojnë të nisin marrëdhënie seksuale njëlloj.

Meshkujt kanë më shumë presion gjatë marrëdhënies seksuale

Historia tregon që se ndonjëherë seksi është edhe presion për mashkullin. Por ky fakt nuk është tërësisht i vërtetë sepse edhe femrat ndiejnë një lloj presioni. Fakti që edhe ato duan të jenë partnere të mira seksuale i bën që herë pas here të gënjejnë për orgazmën që kalojnë. Më shumë se gjysma e femrave raportojnë se kanë vepruar në këtë mënyrë për të mbrojtur ndjenjat e partnerit.

Sa herë kryen marrëdhënie seksuale një çift

Sipas informacioneve, në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dekadave të fundit frekuenca që një çift kryen marrëdhënie ka rënë. Mesatarisht atje një person kryen marrëdhënie 1 herë në javë ose 3-4 herë në muaj (për femrat në moshën 35-44 vjeç vetëm 2 herë).

të fundit

Fuego rrëfen ndihmën financiare për Mozzikun: “Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë! [...]Read More...

11 minutes ago

Fuego flet për jetën para famës: Vjen nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër

Fuego rrëfen jetën para famës: Vij nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër [...]Read More...

11 minutes ago

Shtatë banorë të Big Brother VIP Kosova 5 shkojnë në nominim pas shkeljes së kartës së Arlindës

Karta e Arlindës bëhet "sebep", dërgon shtatë banorë në nominim [...]Read More...

11 minutes ago

Arlinda pas hapjes së kartës: Isha e bindur se tema e patriarkatit nuk do të tolerohej

Arlinda pasi hapin kartën: E dija që nuk do ta duronin temën e patriarkatit [...]Read More...

12 minutes ago

Araujo rrëfen pritjen e ngrohtë te Liverpooli pas largimit nga Barcelona

Ronald Araujo ka folur me superlativa për pritjen që ka marrë te Liverpooli, pas transferimit në formë huazimi njëvjeçar nga…

12 minutes ago

Zelensky: Për ne Putini është vrasës, jo mik; Trump nuk po ushtron presion të mjaftueshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut amerikan Donald Trump, i cili gjatë qëndrimit në Kinë…

12 minutes ago