Categories: lifestyle

Femrat apo meshkujt? Studimi: Kush gënjejnë më shumë

Në përgjithësi njerëzit gënjejnë këtu e gjithë ditën. Më së shumti janë gënjeshtra të bardha, por në plot raste, të qëllimta.

Hulumtimi i HushHush.com ka treguar që meshkujt mesatarisht gënjejnë tri herë më shumë se femrat.

Të lidhura

None found

HushHush.com ka vendosur të depërtojë pak më thellë në problematikën e gënjimit dhe të marrë vesh se kush gënjen më shumë dhe më shpesh, meshkujt apo femrat.

Rezultati është humbës për gjininë mashkullore, sepse përgjigjet e të testuarve kanë treguar që meshkujt gënjejnë tri herë më shumë se femrat.

Gjatë një viti mashkulli mesatar thotë më shumë se një mijë gënjeshtra, sepse femrat gënjejnë një herë në ditë, ndërsa meshkujt tri herë.

Anketa në 2.500 britanikë të rritur ka treguar që vetëm pesë për qind njerëz vazhdimisht thonë të vërtetën.

Më shumë se gjysma e meshkujve ka deklaruar që gënjejnë tri herë në ditë, ndërsa 14 për qind të tyre dhe mbi pesë herë në ditë.

57 për qind e femrave thonë që gënjejnë një herë në ditë, ndërsa 17 për qind e tyre e pranojnë që do të gënjenin deri tri herë në ditë nëse u dilte nevoja.

Femrat më së shumti gënjejnë për emocionet, ndërsa më shumë se një e katërta zakonisht thotë “jam mirë” edhe pse nuk ndihet ashtu.

Meshkujt, nga ana tjetër, gënjejnë që kanë bërë diçka që është dashur, por në fakt nuk e kanë bërë.

Madje 71 për qind e të testuarve vazhdimisht gënjejnë kolegët, miqtë dhe anëtarët e familjes duke e arsyetuar këtë me nevojën për të kursyer ndjenjat e të tjerëve, një e treta vazhdimisht gënjen shefin dhe kolegët dhe pastaj familjen dhe partnerët.

Meshkujt janë të tmerrshëm ndaj miqve, sepse 41 për qind e tyre e pranojnë që i gënjejnë vazhdimisht, në krahasim me vetëm 9 për qind të femrave që komunikojnë ashtu me mikeshat.

Problemet me ndërgjegjen pas gënjimit bëjnë presion te gati tri herë më shumë femra sesa meshkuj, 62 ndaj 23 për qind.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

12 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

18 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

42 minutes ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

42 minutes ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

42 minutes ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

48 minutes ago