Categories: Uncategorized

10 ide për t’ishpëtuar shiut kur s’ke çadër

Kur mendon se gjërat s’mund të shkojnë më ters se kaq këtë vit, fillon një shi i rrëmbyer shtatori dhe ti, me mendje ende në jug, kujton që je pa çadër. Në këtë vit të largët të civilizimit, s’është shpikur ende një çadër që të bëjë punë, një çadër që të lajmëron kur e harron në kafe, apo një mënyrë për të kontrolluar motin. Të themi të drejtën, nëse kemi çuar njerëz në hënë, mund të gjejmë një dreq mënyre për të kontrolluar motin si të na volitet!

Por ne, ne do t’ia dalim. Nuk kemi nevojë për çadrat dhe tangërllikun e tyre. Ne jemi të aftë, të shkathët, inteligjentë. Në vend të një çadre, në një ditë me shi, sidomos në një ditë me shi ku duhet të mbarosh punë rreth e qark qytetit, provoni:

Të lidhura

None found

1.

Një kapele.

2.

Një libër të trashë, ndoshta një katalog mobilerie me kopertinë të fortë.

3.

Një pelerinë gjigande me kapuç.

4.

Një kapelë dushi.

5.

Një shall të mbështjellë në kokë si Audrey Hepburn.

6.

Një pallto të hedhur mbi kokë, mbërthyer në ballë dhe në mjekër, duke lënë kështu hapësirë vetëm për sytë.

7.

Një palë pushime në një vend ku nuk bie shi.

8.

Një shtëpi. Jo mbi kokë, thjesht një shtëpi ku të fusësh kokën.

9.

Një burrë heroik.

10.

Dhe së fundi, asgjë. Lagu në shi si dështak.

të fundit

Errësira ka përfshirë Kosovën, Tahiri: Krizat me rrymën po ia bëjnë jetën të padurueshme qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Besnik Tahiri ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin energjetik, duke…

8 seconds ago

Mbi 100 banesa të ndërtuara e të rinovuara në Medvegjë, Salihu kërkon që kthimi i adresave të pasivizuara të jetë prioritet

Mbi 100 shtëpi janë ndërtuar dhe rinovuar vitet e fundit në fshatrat përreth Medvegjës, pavarësisht pasivizimit të adresave të shqiptarëve.…

29 seconds ago

“E pabesueshme, nuk e kuptoj me Hysajn”/ Maran për dilemën e madhe te Kombëtarja: Manaj dhe efekti Muçi! Ja pse nuk luan Kristian Shpendi

Rolando Maran është intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport” pas suksesit me Kombëtaren. Kuqezinjtë e mbyllën të parët në Grupin…

10 minutes ago

Plani i Kurtit: 1 miliard euro importe të zëvendësohen me prodhim vendor brenda katër viteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se brenda 4 vjetësh synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhime…

11 minutes ago

Rektori i UP-së mohon kërcënimet në email, i hapur për dialog me studentët

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka mohuar se emaili i dërguar ndaj studentëve të Fakultetit të Mjekësisë përmban…

11 minutes ago

Nagavci: Krasniqi’s meeting with his wife in Prishtina produced distressing scenes, the establishment of the Special Court remains a mistake

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur në Kuvendin e Kosovës për qëndrimin e Jakup Krasniqit…

12 minutes ago