Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë javës moti do të jetë me intervale të herëpasherëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe mesatar.
None found
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.
Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në relievet malore në veri, verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 1000m, kryesisht ditën e Hënë dhe të Enjte.
Ditën e Premte moti do të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell. Vlen të theksohet rritje tejet e theksuar e temperaturave ditën e Mërkurë në të dyja vlerat për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 3-9m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi 11-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Problematike parashikohet të jetë dita e Mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23m/s me dallgëzim në dete të forcës 4-6ballë.
Seanca e zhvilluar ditën e sotme në ngarkim të Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e…
Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj nuk ka udhëtuar me Borussia Dortmundin për në Japoni, aty ku skuadra do…
Real Madridi po e rishikon të ardhmen e Endrickut dhe nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi brazilian të largohet sërish në…
Futbollisti ukrainas Mykhailo Mudryk po kalon një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij, pasi përveç pezullimit për…
Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së Gazmend Muhaxheri tha se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kryetari i…
Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për përfshirje në një atentat në Greqi, është vënë në pranga pas një…