Categories: Uncategorized

Zgjerohet harta e infeksioneve në vend, ku u shtuan rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 5 humbje jete dhe 104 raste të reja të personave të infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë që 84 persona janë shëruar nga COVID-19. “Megjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

Të lidhura

None found

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos”, thekson MSH.

Deklarata e plotë

Genta Qirjako

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.

Krahas rasteve të reja të identifikuara nga epidemiologët në terren, vijon të ketë shtrime të reja në dy spitalet Covid dhe humbje jete.

Ndaj i drejtohemi qytetarëve me një lutje, të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura për të minimizuar përhapjen e infeksionit, për të shmangur shtrimet në spital dhe për rrjedhojë edhe humbjet e jetës.

Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Megjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos.

Ministria e shëndetësisë i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (24 Korrik 2020)

Testime totale 37875

Raste pozitive 4570

Raste të shëruara 2608

Raste Aktive 1834

Humbje jete 128 (Qarku Tiranë 67, Shkodër 20, Durrës 18, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 962

Durrës 209

Shkodër 196

Vlorë 97

Lezhë 83

Korçë 66

Fier 58

Elbasan 49

Kukës 43

Berat 31

Gjirokastër 20

Dibër 20

të fundit

Rrjedhje kimike në Gjermani, humb jetën një punëtor, 17 të tjerë përfundojnë në spital

Një rrjedhje kimike në një objekt industrial në Nuremberg të Gjermanisë ka shkaktuar vdekjen e një punëtori dhe plagosjen e…

33 minutes ago

Banka e Shqipërisë publikon të dhënat: Frenohet kredia për shtëpi, rritet kredia konsumatore

Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga…

35 minutes ago

Reshje shiu gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Të shtunën moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, Shiu…

58 minutes ago

Horoskopi 16 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Jeta juaj ne çift do mbrohet gjate gjithë kohës nga yjet gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë lloj…

9 hours ago

Operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, policia jep njoftimin: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Një operacion i Policisë së Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 personave dhe ndalimin e 4 punonjësve…

9 hours ago

Rozana Radi zbulon për herë të parë të vërtetën e debatit me Rezarta Shkurtën

Rozana Radi ka zbuluar në emisionin “Goca dhe Gra” një situatë të papritur që lidhet me një projekt të saj…

10 hours ago