Categories: sport

Ylber Ramadani zyrtarizohet te ARCA Çorum FK në Superligën e Turqisë

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, i ka dhënë fund qëndrimit te Lecce dhe ka hapur një faqe të re në karrierë, duke firmosur me klubin turk ARCA Çorum FK.

Të lidhura

None found

Tashmë është zyrtare që Ramadani do të luajë në Superligën e Turqisë, pasi ka kompletuar transferimin te ARCA Çorum FK.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi turk nëpërmjet kanaleve të tij zyrtare, ku bëhet e ditur se është arritur marrëveshja me US Lecce për kalimin përfundimtar të mesfushorit shqiptar.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me US Lecce në lidhje me transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ylber Ramadani dhe është nënshkruar një kontratë 2+1-vjeçare me lojtarin”.

“Me besimin se ai do të ketë një karrierë të suksesshme nën fanellën e ARCA Çorum FK, e mirëpresim Ylber Ramadanin dhe i urojmë suksese të shkëlqyera në udhëtimin e tij të ri”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ky transferim shënon një etapë të re për Ramadanin, i cili pas përvojës në futbollin italian me Leccen, do të vazhdojë rrugëtimin e tij në elitën e futbollit turk, aty ku pritet të ketë rol të rëndësishëm në repartin e mesfushës te skuadra e re.

Sipas raportimeve, klubi turk ka paguar 1 milion euro për transferimin e mesfushorit ferizajas.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

42 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

50 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

1 hour ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

1 hour ago