Pas përfundimit të programit “Treshat” dhe largimit të Bora Zemanit në Top Channel, të gjithë janë sy e vesh se çfarë po përgatisin vëllezërit Veshaj këtë sezon.
Dy vëllezërit duket sikur kanë bashkuar forcat me një tjetër moderatore, që aktualisht është shkëputur nga programi i humorit “Portokalli” ku bënte pjesë prej vitesh.
None found
Bëhet fjalë për Xhemi Shehun, e cila është shfaqur bashkë me dy vëllezërit në kafe, me siguri duke biseduar për ndonjë projekt të ri.
Nuk dihet nëse kanë në plan të zëvendësojnë Borën me Xhemin, por na mbetet për tu parë. Iconstyle.al ka kontaktuar me Romeon, dhe është në pritje të një përgjigjeje.
Sakaq, Romeo tregoi pak ditë më parë se ai dhe Donaldi janë duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Ai foli edhe për largimin e Borës dhe me sa duket, dy binjakët janë ndarë paqësisht me të!
“Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe supriza këtë sezon të ri. Unë dhe Donaldi jemi duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Është një “Late Night Show” mjaft popullor, tek i cili do të ngjisim në skenë dhe një aktore shumë të dashur të publikut shqiptar ndër vite. Do të jetë një “shoë” që do të ketë në vëmendje gjithë familjen. Ju mbetet vetëm të prisni”.
Të shtunën, më 21 nëntor, nga ora 12:00 deri në 14:00, në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile…
Spanja ka shprehur gatishmëri që të mos bëhet pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, pavarësisht se vazhdon të…
Milani ka synime të mëdha për afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka etiketuar një transferim të madh në mesfushë,…
Xherdan Shaqiri ka folur sërish për festimin e famshëm me shqiponjë në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar…
Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka tentuar të grabisë një klinikë dentare, duke kërcënuar…