Categories: Uncategorized

Zbardhet telefonata e krimit, Lulzim Cuku: Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë

”Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë”. Kjo ka qenë telefonata pak minuta para mesnatës së 1 Shkurtit, që ka alarmuar kunatën e Lulzim Cukut, e cila nga shtrati i një spitali në Tiranë, ka njoftuar policinë, që më pas gjetën një skenë zemërthyese në vendngjarje: fëmijët te trupi i pajetë i së ëmës. Detajet e kronologjisë së krimit, zbardhen në dosjen hetimore të prokurorisë, që kërkoi arrest me burg për 45-vjeçarin, masë e miratuar nga gjykata një ditë më parë.

Në dëshminë e tij para togave të zeza, autori ka pretenduar se krimin e ka kryer për shkaqe xhelozie, pasi dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte teksa ai ndodhej në emigrim. Por sipas raportimeve në media, pretendimet për tradhti janë mohohuar nga familjarët e 33-vjeçares, të cilët thonë se sherrin mes çiftit e nxiste vëllai i 45 vjeçarit, që sipas tyre, kërkonte largimin e tyre në Greqi që të merrte shtëpinë.

Në seancën e djeshme, u zbulua se viktima Manjola Cuku, ishte me urdhër-mbrojte.

Sipas hetimeve të prokurorisë, rreth orës 23.55 të datës 1 Shkurt, është marrë njoftim nga salla operative e komisariatit të Policisë Durrës se në vendin e quajtur fshatin Xhafzotaj, shtetasi Lulzim Cuku ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Cuku.

Në datën 1 Shkurt, rreth orës 17.00, 45-vjeçari ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten, viktimën shtetasen Manjola Cuku dhe të tre fëmijët. Rreth orës 21.00, kanë qenë tek dhoma e fëmijëve të dy dhe aty kanë filluar debatet midis tyre. Lulzim Cuku ka fyer dhe ofenduar Manjolën. Pasi fëmijët i ka zënë gjumi kanë filluar përsëri duke debatuar. Në debat e sipër, Lulzimi ka shkuar tek kuzhina ku aty ka marrë një thikë buke dhe pasi ka shkuar në dhomën ku ndodhej Manjola, e ka kapur nga krahu dhe e ka futur në banjë. Aty kanë debatuar dhe në këtë moment ai e ka qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është rrëzuar në dysheme.

Pas kësaj, Lulzim Cuku, ka dalë nga banja dhe e ka mbyllur atë me çelës, të cilin e ka lënë tek dera dhe është larguar me automjetin e tij.

Gjatë rrugës, ka marrë në telefon kunatën e tij, të cilës i ka thënë se: ”….Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë….”

Kjo shtetase ka njoftuar policinë e Tiranës pasi ndodhej e shtruar në spitalin e Tiranës dhe më pas ka shkuar në Durrës ku është njoftuar policia e Durrësit për ngjarjen e ndodhur.

Nga ana e Policisë është shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur tre fëmijët e tyre tek trupi i së ëmës, e cila ishte lëvizur nga ana e vajzës së saj F. deri tek dera e banjës. Por, shtetasja Manjola Cuku, në këtë moment të ardhjes së policisë, ka qenë pa jetë.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago