Categories: Uncategorized

Zbardhen përgjimet dhe skema korruptive e pedagogut që zhvati studentët në Korçë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg pedagogun e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, Alket Dino. Sipas Prokurorisë, Dino akuzohet se merrte para nga studentët në këmbim të notave kaluese.

Në burg është lënë edhe Xhevi Dervishi, i cili sipas akuzës dyshohet se bënte rolin e sekserit mes pedagogut dhe studentëve, që jepnin ryshfet për të marrë një notë kaluese. Në dosjen e Prokurorisë janë zbardhur përgjimet telefonike dhe ambientale, ku të dyshuarit kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Në momentin që sekseri merrte paratë nga studentët, – thuhet në dosjen e Prokurorisë, – pedagogu bënte ndryshimet e notës.

Të lidhura

None found

SKEMA KORRUPTIVE

Skema korruptive e ngritur nga pedagogu dhe sekseri i tij në Universitetin “Fan Noli” është zbardhur nga SPAK-u pas një hetimi disaditor. Burime nga organi i akuzës thanë se në momentin që Xhevi Dervishi (sekseri) merrte paratë nga studentët, Alket Dino bënte ndryshimin e notës. Këtë fakt SPAK-u e ka provuar duke sekuestruar edhe provimet e studentëve të Universitetit “Fan Noli” në Korçë dhe përgjimet telefonike mes tyre.

Nga këqyrja e tyre rezultoi se dhe ata studentë, të cilët ishin përgjigjur në provime me shkrim, nuk kishin arritur të merrnin notë kaluese. Si provë për hetimin u morën edhe dëshmi nga studentët, të cilët në deklarimet e dhëna kanë treguar se Dino ishte kthyer në tmerr për të gjithë, pasi nga gjithë auditori ai kishte dhënë vetëm 5 nota kaluese. Për një notë kaluese, pedagogu merrte 50 mijë lekë. Alket Dino u arrestua paraditen e së enjtes së bashku me sekserin e tij, Xhevi Dervishi. 34-vjeçari Dino, krahas angazhimit si pedagog në Universitetin “Fan Noli”, ishte edhe pjesë e strukturave të LSIsë në Korçë në rolin e koordinatorit të partisë në këtë qytet.

ARRESTIMI

Në momentin e arrestimit, Alket Dinos dhe Xhevi Dervishit iu gjetën një shumë prej 500 eurosh dhe 30 mijë lekësh të rinj. Gjithçka ndodhi në afërsi të fakultetit ku jepte mësim pedagogu, ndërsa Policia i arrestoi të dy personat, respektivisht 34 dhe 35 vjeç, duke iu gjetur atyre edhe shumat monetare, të cilat dyshohet se ishin dhënë nga studentët në këmbim të marrjes së provimeve.

Ishte një hetim gati njëmujor i udhëhequr nga SPAK-u, që bëri të mundur arrestimin e pedagogut, ndërkohë që janë siguruar prova përmes përgjimeve telefonike për akuzat e ngritura ndaj dy personave. Pas indicieve të shumta, një person është infiltruar nga Policia duke negociuar me Xhevi Dervishin, ndërsa i ka deklaruar këtij të fundit se kishte bashkëshorten studente dhe donte ndihmë për t’i marrë asaj një provim me pedagogun në fjalë.

Pas negocimeve, i infiltruari i ka dhënë shumën prej 500 eurosh Dervishit, ndërkohë që për shkak të hetimit numrat serialë të kartëmonedhave ishin regjistruar, ndërsa është larguar duke e lënë ndërmjetësin të vazhdonte punën e tij. Pas kësaj situate është bërë edhe arrestimi, ndërkohë që Policia ka gjetur një pjesë të kartëmonedhave të përdorura për këtë rast në portofolin e Xhevi Dervishit./panorama

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

5 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

5 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

6 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago