Categories: Uncategorized

Xhaferraj: Do i drejtohemi SPAK-ut për vidhjen e fondeve publike për ndërtimin e rrugëve në Durrës

Kreu lokal i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar sot përsa i përket shtrimit të rrugëve në këtë qytet.

Me anë të një postimi në Facebook, Xhaferraj shprehet se ky është një mekanizëm i preferuar për vjedhjen e fondeve publike.

Të lidhura

None found

”Të gjithë jemi kuriozë të na shpjegojnë pse qyteti është në cdo moment në rindërtim, por Durrsakët s’kanë ndjerë asnjë përmirësim. Pra, të gjitha investimeve në Bashkinë e Durrësit u ka munguar vizioni e cilësia dhe i ka bërë bashkë vetëm lakmia. Dega e Partisë Demokratike, Durrës po përgatit dosjen për ta cuar për ndjekje penale me shpresën që SPAK do reagojë PAK.”,shkruan Xhaferraj.

Postimi i plotë
Shtrimi e rishtrimi i rrugëve në Durrës: mekanizmi i preferuar për vjedhje të fondeve publike

Durrësi është një qytet unik në Shqipëri ku bëhen bashkë mundësitë për të zhvilluar transportin, turizmin dhe tregëtinë. Pra, Durrësi e ka të gjithë potencialin për të përmbushur më së miri nevojat për punësim të qytetarëve, por e ka të pamundur të përmbushë lakminë e tejskashme të pushtetarëve. Fatkeqësisht, është kthyer në rutinë “shtrimi – prishja – rishtrimi” i segmenteve të rrugëve në qytet. Frustrimi i Durrsakëve nuk ka të sosur kur rruga për në plazh është shtruar e rishtruar katër herë që nga viti 2005. Për më keq, cdo prishje e rishtrim nuk sjell asnjë përmirësim. Nisur nga fondet e shpenzuara për këtë segment, herë me palma e herë pa palma, mund të konsiderohet shëmbulli më flagrant i korrupsionit.

Më tej, bulevardi kryesor “Dyrrah” është prishur për t’u rishtruar për të katërtën herë brënda shtatë viteve. Kujtojmë se në vitin 2012 shpenzuam një fond prej 137 mln lekë për rikonstruksionin e parë. Shpenzuam përsëri e përsëri për rikonstruksionin e dytë e të tretë në vitet 2013 e 2016. Por, një vit më parë e rikontruktuam nga e para me një fond prej 67 mln lekë.

Më së fundi po punohet për të rishtruar vetëm një segment të rrugës “Taulantia” në Vollga. Bashkia po investon 15 mln lekë për vetëm 700 metra rrugë. Por, për këtë segment që nga viti 1995 është ndërhyrë plot pesë herë.

Të gjithë duam që përfaqësues të Bashkisë të na shpjegojnë pse investimet e mëparshme, të bëra nga e njëjta Bashki, dalin cdo dy vjet të pavlefshme. Të gjithë jemi kuriozë të na shpjegojnë pse qyteti është në cdo moment në rindërtim, por Durrsakët s’kanë ndjerë asnjë përmirësim. Pra, të gjitha investimeve në Bashkinë e Durrësit u ka munguar vizioni e cilësia dhe i ka bërë bashkë vetëm lakmia. Dega e Partisë Demokratike, Durrës po përgatit dosjen për ta cuar për ndjekje penale me shpresën që SPAK do reagojë PAK. Me respekt,
Ferdinandi.

të fundit

Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjitha anijet 30 ditë pas marrëveshjes SHBA-Iran, në fillim Teherani do kryejë çmimin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po diskutojnë një plan për të hapur Ngushticën e Hormuzit rreth 30 ditë pasi arritën…

15 minutes ago

“Referendumi ishte madhështor”, Berisha: Rama, fundin e ke të shpejtë! Nesër në raportin e IBAR gjen Lubi Ballukun

Kryetari i rikonfirmuar në detyrë pas zgjedhjeve të 23 majit në krye të PD-së, Sali Berisha, teksa falënderoi nga podiumi…

35 minutes ago

Aksident i rëndë në Tiranë, dy automjete përplasen “kokë më kokë”! Mbetet e lënduar një grua shtatzënë dhe disa fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Vaqarrit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete…

42 minutes ago

Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit pretendon se Teherani është “më i fortë sot sesa në fillim të luftës”

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit për Teheranin e Madh, pretendoi se Teherani është më i…

58 minutes ago

Rreth 4 orë në prokurori/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orësh e 45 minutash. Karçanaj është parë…

1 hour ago

PD mblidhet të mërkurën, priten vendime të rëndësishme

Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në prag të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet…

1 hour ago