Në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, Osman Shaptafaj qëlloi për vdekje vajzën dhe dhëndrrin e tij, teksa teksa po hynin në shtëpinë e familjes Musai në Yarraville.
Vajza e tij Lindita 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Veton 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.
None found
Shqiptari që jetonte në Melburn, deklaroi në gjykatë se nuk është fajtor për ngjarjen, për shkak të problemeve mendore.
Babai i viktimës, Alil Musai ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një letre dërguar te “Shqipëria Live”, për të sqaruar rreth lajmeve që shkruar për “shpalljen i pafajshëm të Osmanit”.
Në letër, Musai shprehet se në “seancën dëgjimore që është bërë pak ditë më parë, kishte për qëllim për të dëgjuar anën e vrasësit”.
“Rregullorja e sistemit gjyqësor në Australi e parashikon kalimin e lëndës në Gjykatën Supreme, e cila do t’i bëjë të gjitha verifikimet dhe në fund do të sjellë vendimin për fajësinë dhe dënimin e merituar për vrasësin.
Pra nuk është vendim i Gjykatës së parë shpallja e pafajësisë, siç trumpetohet nëpër media, por është deklaratë e pales mbrjotëse e cila kërkon pafajësinë se gjoja vrasësi na qenka keq mendërisht.
Respekt për të gjithë bashkombësit që janë shqetësuar me këto lajme të pavërteta dhe qëndrojnë përkrah familjes sonë që lëngon”, sqaron Alil Musai.
Kujtojmë se ndaj Shaptafaj rënduan dy akuza për vrasje, por ai u deklarua jo fajtor për shkak të shëndetit mendor. I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme sot, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut jashtë zonave…
Agjencitë europiane të sigurisë kanë nisur një hetim ndërkufitar për të zbardhur origjinën e kërcënimeve të koordinuara për bomba, të…
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, tha se Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i jurisprudencës të mbahet…
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…
Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…