Categories: Uncategorized

Vrau për një fjalë goje 35 vjeçarin, arrestohet i riu në Gjirokastër

Një 35-vjeçar është vrarë në Gjirokastër në rrethana misterioze.

Viktima i identifikuar si Gjergji Alliasi është goditur me sende të forta e për pasojë ka humbur jetën rrugës për në Spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Të lidhura

None found

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar këtë mëngjes se është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e 35 vjeçarit.

Ai është Paris Xhihani 23 vjeç.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të dyve ndërsa janë arrestuar gjithashtu edhe 3 të tjerë nën akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Njoftimi

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 15.07.2020, në lagjen “Zinxhira”, ku humbi jetën 35-vjeçari Gj. A.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, autori i ngjarjes.

Arrestohet dhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi Gj. A., 35 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Xh., 23 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. A., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira” , për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Prishtina Prosecution Launches Investigation into Fatal Workplace Accident, Three Persons Detained

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për aksidentin tragjik të ndodhur në një vend pune në kryeqytet, ku një…

2 hours ago

“Fratricidal Conflict” – Nela: Albanians Still Deceived by a Distorted Past

Publicisti Milaim Nela ka reaguar për debatin rreth periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare, duke e cilësuar atë si një konflikt civil…

2 hours ago

A po i vjen fundi rrugëtimit të Neymarit në futboll?

Eliminimi i hershëm i Brazilit nga Kupa e Botës 2026 ka rikthyer në qendër të vëmendjes të ardhmen e Neymarit,…

2 hours ago

E ardhmja e shiritit të kapitenit te Franca, Zidane tregon planet për Mbappe

Përzgjedhësi i ri i Francës, Zinedine Zidane, ka zbuluar se ende nuk ka zhvilluar bisedën e parë me Kylian Mbappen…

2 hours ago

Prokuroria e Prishtinës nis hetimet për aksidentin fatal në vendin e punës, tre persona të ndaluar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për aksidentin tragjik të ndodhur në një vend pune në kryeqytet, ku një…

2 hours ago

Horoskopi 29 Korrik 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do ja kaloni mjaft mire sot pranë atij qe dashuroni dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Mos e mbani…

2 hours ago