Ditën e djeshme u bë i ditur fakti se atentati ndaj kryekomisarit Artan Cuku, është konsideruar një nga 50 ekzekutimet më tronditëse.
Ish-drejtori i policisë së Vlorës dhe një nga drejtuesit më të vlerësuar të policisë në Shqipëri, që u ekzekutua më 8 prill 2017, është bërë pjesë e një libri të hartuar nga një organizatë të rëndësishme ndërkombëtare shkruan albeu.com.
Prandaj na kujtohet edhe njëherë të themi se krimi dhe përpjekjet për të vënë drejtësi duket se i ndan vetëm një vijë shumë e hollë.
Sidomos në vendin tonë ku fatkeqësisht shumë prej krerëve të lartë të policisë kanë dalë të lidhur me botën e errët të krimit.
Prandaj edhe rastet kur efektivë policie kanë përfunduar të vrarë ose të plagosur nuk janë të paktë. Por nëse krimi nuk kursen as krerë të lartë të policisë, a ka siguri për pjesën tjetër të popullsisë?
Nëse në vendet fqinje, ministrat ka ndodhur të japin dorëheqje kur cënohen kokat e forcave policore, në Shqipëri as nuk denjojnë të reagojnë për të qetësuar publikun.
Mesa duket këtu drejtësia nuk kapitullon kur e godet krimi, por vazhdon mes gënjeshtrave të qëndrojë e qëndrueshme dhe e sigurt.
Në galeri do të gjeni efektivë policie të cilët kanë rënë pre e atentateve, disa prej tyre akoma të pazbardhur. /albeu.com/
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u takua me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut…
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A.…
Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash…
Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…
Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…