Categories: Uncategorized

VOA: Zgjedhjet në Mal të Zi vulosin të ardhmen e Gjukanoviç, dy partitë që nuk pritet të fitojnë!

Në Mal të Zi u mbyllën votimet për zgjedhjet parlamentare, në të cilat as partia pro-perëndimore në pushtet dhe as aleanca rivale pro-serbe dhe pro-ruse nuk pritet të fitojnë shumicën e deputetëve.

Në këto votime vendoset edhe e ardhmja politike e Presidentit Milo Gjukanoviç. Ai udhëhoqi Partinë Demokrate të Socialistëve (DPS), e cila ka qeverisur Malin e Zi që nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë federale në vitin 1990, si dhe përgjatë shpërbërjes së unionit me Serbinë në vitin 2006.

Të lidhura

None found

Zoti Gjukanoviç, një pro-perëndimor i vendosur, ka drejtuar përpjekjet ende në vazhdim të Malit të Zi për t’u kualifikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe luajti rol të rëndësishëm për anëtarësimin në NATO në vitin 2017.

DPS-ja përballet në këto zgjedhje me aleancën “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, të përbërë kryesisht nga parti nacionaliste serbe që dëshirojnë marrëdhënie më të afërta me Serbinë dhe Rusinë.

E udhëhequr nga profesori Zdravko Krivokapic, aleanca mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe me influencë, e cila organizon protesta të përditshme kundër një ligji të miratuar dhjetorin e kaluar që i lejon shtetit të konfiskojë pronat fetare, për të cilat nuk mund të provohet pronësia historike.

Malazezët që vetë-identifikohen si serbë, përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë prej 620 mijë banorësh.

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2016, autoritetet ndalën një përpjekje të agjentëve rusë dhe të një grupi nacionalistësh serbë për të rrëzuar qeverinë dhe për të vrarë zotin Gjukanoviç, në atë kohë kryeministër, për të ndalur anëtarësimin e vendit në NATO dhe për të sjellë në pushtet një aleancë pro-ruse.

Moska i ka hedhur poshtë vazhdimisht si absurde akuzat për përfshirjen e saj.

Pasi votoi në kryeqytetin Podgoricë, zoti Gjukanoviç u tha gazetarëve se ishte i bindur se shumica e malazezëve do të vendosnin për një “të ardhme evropiane dhe për ato parti që po hartojnë dhe zbatojnë një program të tillë politik”.

DPS-ja ka 42 deputetë në parlamentin aktual prej 81 vendesh, por anketimet lënë të kuptohet se as kjo parti dhe as nacionalistët nuk pritet të sigurojnë një shumicë absolute, duke ia lënë kështu koalicioneve krijimin e qeverive.

Udhëheqësit e opozitës dhe aktivistët për demokracinë dhe të drejtat e njeriut e kanë akuzuar zotin Gjukanoviç dhe partinë e tij se e kanë qeverisur Malin e Zi si pronarë, të lidhur me krimin e organizuar.

Ata i mohojnë këto akuza dhe zoti Gjukanoviç, i cili duhet të rikandidojë në vitin 2023, si dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt e kanë akuzuar Serbinë dhe Rusinë se po përdorin kishën dhe opozitën pro-serbe për të dëmtuar pavarësinë e kësaj republike malore bregdetare.

Në një qendër votimi në Cetinjë, kleriku i lartë i Kishës Ortodokse në Malin e Zi, Mitropoliti Amfilohije, votoi për herë të parë në jetën e tij, në përpjekje për ta shtyrë elektoratin të votojë kundër koalicionit në pushtet. Ai tha se nuk pret që zgjedhjet të shkaktojnë trazira./VOA

të fundit

Francë–Iran pezullohet nga moti i keq, ja kur mund të rinisë sfida

Ndeshja e Kupës së Botës mes Francës dhe Iranit është pezulluar përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike pranë…

29 minutes ago

Hoxha: Këtë herë janë shtuar gjasat për formimin e një shumice më të qëndrueshme

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se këtë herë ekzistojnë më shumë shanse për krijimin e një shumice më stabile…

1 hour ago

Belgium issues visas to Taliban delegation for EU migration talks

Belgjika i ka lëshuar viza një delegacioni taleban për të marrë pjesë në një takim për migracionin në Bruksel, duke…

1 hour ago

Punch-up erupts in Vlora, police escort several citizens to the station

Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në…

1 hour ago

Horoskopi 23 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë…

1 hour ago

Kepi i Gjelbër po habit në Kupën e Botës 2026: më pak vlerë se çdo skuadër e La Ligës, por mes surprizave më të mëdha

Një nga historitë më të bukura të Kupës së Botës 2026 vazhdon të jetë ajo e Kepit të Gjelbër. Përfaqësuesja…

1 hour ago