Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, raportohet se u arrestua të shtunën në mbrëmje gjatë operacionit antidrogë “Heshtja” të Policisë së Kosovës.
Bashkë me Haraqijën, sipas raportimeve, u arrestuan edhe pesë persona të tjerë. Ata dyshohen për përfshirje në një grup të organizuar që trafikonte narkotikë.
None found
Grupi, ku dyshohet se bënte pjesë edhe ish-ministri, dyshohet se merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës.
Policia e Kosovës njoftoi se gjatë aksionit u sekuestruan 1.6 kilogramë kokainë, vlera e mundshme e së cilës në treg llogaritet në rreth 111 mijë euro.
Sipas Policisë, aksioni pasoi një hetim të gjatë, të kryer me masa të veçanta hetimore. Hetimi dyshohet se ka zbuluar mënyrën e veprimit të një grupi të organizuar, me strukturë dhe nivele të qarta hierarkike.
Për momentin bëhet fjalë për dyshime dhe arrestime; përgjegjësinë penale të të dyshuarve duhet ta vërtetojnë organet e drejtësisë.
Një avion mallrash dhe një avion pasagjerësh janë përplasur të shtunën në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke shkaktuar…
Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, raportohet se është arrestuar të shtunën në mbrëmje, në kuadër të një operacioni anti-drogë të…
Fenomeni klimatik El Niño pritet të shkaktojë pasoja të rënda në mbarë botën, ndërsa parashikimet flasin për një nga episodet…
Kanë kaluar tre muaj që nga vdekja e zyrtarit policor, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pasi u godit nga…
Kryqëzimi mes rrugëve „Skupi“ dhe „Ljubljanska“ në Shkup është mbyllur plotësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të punimeve për…
Këngëtari britanik James Blunt është rikthyer në krye të klasifikimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, pas një mungese prej 19…