Blutë e Durrësit kanë arrestuar 2 pronarë subjektesh që ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit.
Sipas policisë, E. P., 23 vjeç dhe Sh. D., 39 vjeç, të dy banues në Durrës, u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në subjektet e tyre bar kafe, në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua se ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave (basteve) sportive nëpërmjet telefonit, duke fshehur të ardhurat.
None found
Njoftimi
Durrës
Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohen në flagrancë 2 pronarë subjektesh që ushtronin këtë aktivitet.
Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në lokale dhe ambiente të ndryshme në qytetin Durrësit, në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dy raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. P., 23 vjeç dhe Sh. D., 39 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në subjektet e tyre bar kafe, në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua se ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave (basteve) sportive nëpërmjet telefonit, duke fshehur të ardhurat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizmi i lojërave të palejuara”.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Durrësit dhe në këtë kuadër DVP Durrës fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…