Categories: Uncategorized

Vijojnë replikat Rama-Meta: Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë shqiptarët

Vijojnë replikat në distancë mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe presidentit të vendit Ilir Meta, që duket se nuk janë më në kuadrin e drejtuesve të dy institucioneve më të larta që ka vendi.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Të lidhura

None found

Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma!

Ishte zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, ai që shkroi më herët se profeti i kokoshkave, duke iu referuar Ramës ka frikë nga zgjedhjet e 25 Prillit, që do të jenë referendumi më i madh kundër tij, dhe Ilir Meta para se të jetë president është shqiptar.

“RESPEKTO MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT PROFET I KOKOSHKAVE! Për mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar. Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.

Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet. Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti. Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli.

Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj

të fundit

Automjeti përfshihet nga flakët në rrugën Kuç-Qeparo, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit,…

30 seconds ago

Prokuroria zbardh detaje për plagosjen në Podujevë: në konflikt u përfshinë daja, nipi dhe një i afërm

Prokuroria ka konfirmuar se të përfshirët në plagosjen që ndodhi sot në Podujevë janë daja me nipin, si dhe një familjar…

2 minutes ago

Misajlovski: Despite the heavy strain on the defense budget, equipment for the Army is arriving without delays

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot ka përmbledhur rezultatet e mbrojtjes dhe ushtrisë në dy vitet e fundit, duke theksuar…

4 minutes ago

Kurti held a meeting with representatives of the “America250” initiative

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i…

4 minutes ago

Më shumë se 20 persona shoqërohen pas incidenteve në protestë, qytetarë mblidhen te Komisariati nr. 3 dhe bllokohet rruga “Mine Peza”

Mbi 20 protestues janë ndaluar për shkak të tensioneve të ndodhura në protestën para Kuvendit ditën e sotme. Qytetarët kanë…

5 minutes ago

Koçiu on protest incidents: Anyone who breaks the law will face justice

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe…

5 minutes ago