Ndërkohë që Beiruti është duke vuajtur pasojat e shpërthimit të fuqishëm që shkaktoi më shumë se 138 të vdekur dhe 6 000 të plagosur, mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytet për të kërkuar largimin e qeverisë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se mijëra protestues janë mbledhur në “Sheshin e Martirëve” duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë duke e cilësuar përgjegjëse për atë që ndodhi në vend, raporton albeu.com.
None found
Sipas protestuesve, qeveria e dinte që në port ndodheshin sasi të mëdha të nitratit të amonit duke mos bërë asgjë për largimin e këtij rreziku, raporton albeu.com.
Madje, ata kanë kërkuar që të qeverisen nga shtete të huaja më mirë, për shembull nga Franca, në vend të klasës së korruptuar politike të vend.
Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën e protestueve duke hedhur ndaj tyre edhe gazlotsjellës.
Ndërkohë, disa prej protestuesve i janë përgjigjur policisë me bomba molotov duke i vënë zjarrin gjithashtu edhe disa makinave.
Pak ditë më parë, një sasi prej 2 750 ton nitrat amoni shpërtheu në portin e Beirutit duke shkaktuar 138 të vdekur deri më tani, 6 000 të plagosur dhe dëme kolosale materiale.
Raportohet se të paktën 21 persona janë ende të humbur dhe dyshohet se janë nën rrënojat e godinave të shkatërruara nga shpërthimi.
Kombëtarja shqiptare U-19 e ka mbyllur me sukses të plotë raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026/27 [...]Read…
Një operacion dyditor i autoriteteve hungareze ka zbuluar miliona euro të fshehura në pyje, magazina, ndërtesa bujqësore dhe banesa private.…
Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet dhe përçarjet e brendshme në këtë parti, duke u…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka dhënë detaje për vendimet e marra në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste,…
Një operacion për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur në zonën e Zefyrit, në bashkinë e Fylit,…