Categories: Uncategorized

Universiteti i Singaporit bën parashikimin: Kur pritet të përfundojë koronavirusi në Shqipëri

Shqipëria mund të shënojë zero raste të reja me koronavirus rreth datës 2 gusht. Ky parashikim bëhet nga një studim analitik i Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit me rastet e infektimeve në vend. Më shpejt nga vendet e rajonit, pandemia mund të përfundojë në Maqedoninë Veriore.

Një studim analitik i Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit me rastet e infektimeve në Shqipëri, parashikon që pandemia e koronavirusit do të marrë fund rreth datës 2 gusht. Universiteti thekson se parashikimi bëhet vetëm për arsye studimi, ndërsa paralajmëron se për shkak të dinamikës, gjendja mund të ndryshojë.

Të lidhura

None found

Fundi i pandemisë do të thotë se rreth datës 2 gusht të këtij viti, bazuar në ecurinë e deritanishme, Shqipëria do të regjistrojë zero raste të reja me Covid-19.

Në nivel global, ky studim parashikon se pandemia do të përfundojë rreth datës 1 dhjetor 2020, duke marrë parasysh hyrjen e stinës së dimrit në hemisferën jugore të planetit.

Në lidhje me rajonin, bie në sy se në vendet e tjera, si në Greqi, Maqedoninë Veriore apo në Serbi, pandemia do të përfundojë më shpjet, pavarësisht se kanë më shumë raste të infektuarish me koronavuris apo dhe viktima.

Kështu sipas studimit, në Maqedoninë e Veriut, pandemia do të përfundojë më 22 maj, shumë më shpejt se vendet e tjera të rajonit. Në Greqi, studimi parashikon se pandemia do të përfundojë më 23 maj, ndërsa në Serbi më 8 qershor.

Deri tani autoritetet në vend kanë paralajmëruar një hapje graduale të vendit dhe heqje të masave kufizuese hap pas hapi, përfshirë dhe hapjen e pjesshme të plazheve.

të fundit

Day 22 of the rally in Tirana, citizens’ march continues in the capital from the ‘Dëshmorët e Kombit’ boulevard to ‘Student City’

Është mbajtur sot në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë tjetër, qytetarët nisën grumbullimin në sheshin…

4 minutes ago

Rama mocks protesters: The “flamingos” will be surprised at themselves for how they fell among the crows and ravens of false Albanianism

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së një prej protestuesve lidhur me incidentin e flamurit të Izraelit. Me anë…

4 minutes ago

Trump warns of Starmer’s departure: The British prime minister “will resign” after criticism over immigration and energy

Donald Trump deklaroi të dielën se Keir Starmer është drejt largimit nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa…

5 minutes ago

Heqja e këpucëve në shtëpi, rregull higjiene apo mungesë mikpritjeje?! Ja çfarë thonë ekspertët…

Të hysh në shtëpinë e dikujt është gjithmonë një rit i vogël. Lë pallton te hyrja, shkëmben buzëqeshje e përqafime,…

12 minutes ago

Mbappe vlerëson Messin dhe Ronaldon: Leo do të shënonte, unë po e ndjek nga pas

Kylian Mbappe ka refuzuar të shpërqendrohet nga diskutimet rreth Erling Haalandit dhe Norvegjisë, duke insistuar se i gjithë fokusi i…

18 minutes ago

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në ‘Qytet Studenti’, vijon marshimi i qytetarëve në kryeqytet

Është mbajtur sot në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë tjetër, qytetarët nisën grumbullimin në sheshin…

29 minutes ago