Categories: Uncategorized

“Udhën e theqafjes e kemi të hapur”, mjeku Tritan Kalo me tone të forta

Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo ka bërë këtë mëngjes një apel të fortë për shqiptarët.

Ai kujton gjithe masat dhe rregullat qe nuk duhen neglizhuar per te ruajtur veten dhe te tjeret nga infektimi.

Të lidhura

None found

“UDHËN e theqafjes/gurbetit kurdoherë e kemi të hapur, POR “guri i rëndë në vend të vet”…PPP-ja shpirt dhe vendmbrothësuese DUHET të jetë dhe të mbetet vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESINALIZMI prej gjithkujt, për çdo çast dhe kudo….”, shkruan mjeku.

Mesazhi i Kalos

Nga sfida e përditëshme me Covid-19…..RIMBYLLJA e padëshirueshme dhe e pamundur, por ECJA e KUJDESËSHME përpara është plotësisht e mundëshme….OKSIGJENIMI i trurit dhe i trupit pas uljes së vrullit të Sars-Cov2/Covid-19 nëpërmjet kufizimeve të imponuara, DUHET të na bëjë në VIJIMËSI të reflektojmë dhe të veprojmë me moton: “JETA e gjithkujt është shumë e shtrenjtë, e domozdoshme për Shoqërinë tonë.”….

NËNVLERËSIMI i vetëndërgjegjësimit, i mirësjelljes në publik, i distancimit fizik, i higjenës personale dhe asaj kolektive, i aktivitetit fizik në mjedise të hapura, i mbajtjes së maskave në mjedise me prani të shumë individëve në to, i kufizimeve të grumbullimeve kur këto nuk janë një domozdoshmëri jetësore, i hidrimit dhe i ushqimit të shëndetshëm dhe sipas mundësive, solidariteti me njerëzit në nevojë, i RESPEKTIMIT të vetëvetes POR edhe i të tjerëve që gjallojnë rreth teje e sidomos ulja e përkujdesit ndaj të moshuarve, SJEDHIN për pasojë edhe shtimin e mundësive për tu infektuar nga Sars-Cov2/Covid-19….Të mendojmë dhe të punojmë vetëm e vetëm për të ARDHMEN tonë dhe të fëmijëve tanë….

UDHËN e theqafjes/gurbetit kurdoherë e kemi të hapur, POR “guri i rëndë në vend të vet”…PPP-ja shpirt dhe vendmbrothësuese DUHET të jetë dhe të mbetet vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESINALIZMI prej gjithkujt, për çdo çast dhe kudo….AJO çka i lëmë vendit dhe brezave është vetëm e vetëm mbrothësimi i tyre….AJO çka gjithkush len pas vetes është vetëm e vetëm emri i mirë, dobiprurja për ecurinë e pjesëzës socio-ekonomike për të cilën ai/ajo ka kontribuar….KËRKIMI me çdo mjet e formë i PROTAGONIZMIT dhe i IDENDITETIT të munguar socio-profesional sidomos në këto kohë, sjedh vetëm e vetëm kokëdhimbje e konfuzion për publikun, si dhe zbehje apo zhbërje të profesionalizmit të gjithsecilit prej nesh….Na dëgjoni, na besoni, na mirëkuptoni dhe bashkëpunoni me NE, për tu përballur me këtë sfidë të Sars-Cov2/Covid-19, dhe jo vetëm….PËR të sotmen dhe të ardhmen tonë!!!

të fundit

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

24 minutes ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

58 minutes ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale!

Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…

2 hours ago

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

2 hours ago

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

2 hours ago