Categories: Uncategorized

“Hapini sytë e mendjes ju o të paudhë”, mjeku Tritan Kalo reagon ashpër

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, i ka tërhequr vëmendjen qytetarëve të bëjnë kujdes, ndërkohë që ka reaguar me tone të larta për ata që i quan “gjithollogë”.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, mjeku i njohur reagon pas postimeve te ndryshme ne rrjete sociale qe flasin per mijera te vdekur nga COVID-9 dhe te fshehura per publikun duke i quajtur kete jo vetem cmenduri, por edhe keqdasheri, injorancë e militantizëm të verber.

Të lidhura

None found

Mesazhi i Tritan Kalos

Në këto “kohë covidiane” ÇMËNDURIA në komente e postime të ndryshme në FB, mundet të shfaqet në shumë forma e ngjyra nga më të ndryshmet, POR që të flitet për MIJRA të vdekur shkakatuara prej Sars-C0v2/Covid-19 dhe të fshehura nga publiku, mbrin kulmin e çmëndurisë, keqdashësisë, injorancës, militantizmit të verbër si dhe të protagonizmit makthsjedhës….

HAPINI sytë e mëndjes ju o të paudhë!!…NE si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sras-Cov2/Covid-19….EVITONI dhe përbuzini mesazhe të tilla….Po ashtu merini me jo pak dyshim mesazhet që u vinë nga Gjithollogët e shumtë të këtyre kohëve…Duaje jetën tënde dhe të atyre që gjallojnë rreth jush….Kujdesuni edhe më shumë për të…SECILI prej jush është i domozdoshëm për vetë ekzistencën e vetë Shoqërisë Shqiptare…KURRË MOS hiqni dorë nga disa shprehi të mira për t’u ruajtur nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19….

Distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, ajrimi i mirë dhe i shpeshtë i mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, hidrimi i shpeshtë, përdorimi sa më racional i diellit dhe ujit që i kemi me bollëk kudo buzë detit, liqeneve e lumenjve, përkujdesi ndaj më të moshuarve, ushqimi sa më i shëndetshëm, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojëshme, lëvizja në mjedsise të hapura për “oksigjenimin e trurit” dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domozdsihme për gjithësecilin prej nesh…ME SIGURI ne bashkë do ja dalim të përballemi me shumë sukses me sfidën Sars-Cov2/Covid-19!!!

të fundit

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

8 minutes ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

42 minutes ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale!

Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…

1 hour ago

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

2 hours ago

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

2 hours ago