Categories: Uncategorized

U prehsh në Paqe Profesor! Si e kujton një prej studenteve Moikom Zeqon

EDITORIAL nga MSc.Nidela Hoxha

In memoriam Profesor Moikom Zeqo:

Të lidhura

None found

Disa paragafë personalë mbi ndarjen nga jeta të Euriditit të Letrave dhe Kulturës Shqipe!

Me 14 qershor 2020, Profesor Moikom Zeqo ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare. Nuk ishte e papritur, sepse profesori vuante prej nje sëmundjeje të rëndë prej kohësh, por fakti që ai ishte aktiv në media dhe nxirrte publikime të vazhdueshme , më ënë të besoj sikur çdo gjë po shkonte mire. Ikjet nga jeta sido që të paralajmërohen janë të vështira dhe të papranueshme, dhe ikja e tij sot me trishtoi pafund, më preku emocionalisht.

Lotët nuk marrin leje kur bien!(E di që ai do qeshte me mua po ta lexonte këtë frazë, e do më thoshte se shkrimet e mira duhet të zhvishen nga emocionaliteti ).

Profesor me fal, sot nuk do mundem dot! Sot humbëm jo vetëm profesorin e nderuar i cili është autori i gjashtëdhjetë e dy (62) librave me poezi, studimeve arkeologjike, tre ekspozitave vetiake në pikturë, krijimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja, Doktor i Shkencave dhe Mjeshtër i Madh, sot humbëm gjithashtu njeriun me shpirt të fijsshëm, atë që përtej petkut të dijes, ishte një njeri i qetë, dashamirës dhe mbi të gjitha inspirues.

Profesor Zeqon e takova për herë të parë para dhjetë vjetësh, kur isha në vitin e fundit të masterit për Studime Shqiptare dhe Antropologji Kulturore, shkak u bë profesori udhëheqës i diplomës, i cili më kontaktoi dhe prezantoi me profesor Zeqon.

Natyrisht e kisha parë vetëm në media dhe lexuar në libra, ndaj takimi me të ishte ngjarje për mua. Ai natyrisht nuk zhgënjeu, me një pamje prej aristokrati të dijes, mbante veshur një pallto të gjatë dhe kapele, kishte mjekër dhe një tis sa serioz aq edhe te fijshëm.

Pastaj tabloja plotësohej më së miri sapo fillonte të fliste. Kishte një zhdërvjelltësi dhe informacion të jashtëzakonshëm mbi artin dhe kulturë jo vetëm shqipe por dhe atë botërore. Me një memorie për t`u admiruar ai pasuronte këdo me të cilin bisedonte. Kujtesë që ishte resursi kryesor dhe i çmuar i krijimeve të tij. Krijime të cilat janë sot një databazë të dhënash mbi kulturën dhe artin shqiptar!

Në botën akademike dhe jo vetëm, nuk kam takuar njeri më të dashur dhe të sjellshëm, i rrespektuar dhe modest, i cili e donte dhe dëshironte ta përçonte dijen kudo. Nidelë mos u ndal kurrë! Ishte këshilla e tij që më kumbon prej dhjetë vitesh dhe sot në vesh. Profesor Zeqo ishte dhe një promovues i artit dhe kulturës shqiptare në tërësi. Në veprat e tij do gjendet gjithmon një amforë e vjetër e gjetur në rrënojat e Dyharriumit, një *Meduzë e dashuruar që mban syze dielli apo një *Lule Centaur!

U prehsh në Paqe Profesor! Por e di që dhe atje lart do jesh duke lexuar dhe shkruar sepse një Enciklopedi Lëvizëse nuk ndalet kurrë!

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

4 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

4 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

4 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

4 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

4 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

4 hours ago