Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi për rrëzimin e një avioni Sy-25 gjatë konfliktit me Azerbajxhanin.
Ajo që e bën shqetësuese situatën e bën fakti se armenët pretendojnë se avioni i tyre është rrëzuar nga një avion F-16 i Turqisë, i cili ka qëlluar nga brenda territorit azer, shkruan albeu.com.
None found
Raportohet se piloti i avionit armen ka ndërruar jetë.
Por, në një reagim të mëvonshëm, autoritetet turke kanë përgënjështruar pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë duke mohuar të kenë qëlluar ndonjë prej avioneve armen.
Më herët armenët kishin akuzuar Turqinë se dërgoi në Azerbajxhan xhihadistë, dronë të armatosur si edhe disa avionë F-16 që po qendrojnë në Baku pas një stërvitjeje të përbashkët.
Deri më tani nga konflikti i ditëve të fundit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë vrarë më shumë se 100 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët duke e bërë këtë përshkallëzimin më të fortë të situatës që prej luftës në fillim të viteve ’90. /albeu.com
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…