Ditën e sotme është mbledhur sërish Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, i përbërë nga dy bashkë drejtuesit Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, ndërsa nga opozita përfaqësuesit Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.
Mësohet se tryeza do të mbahet me dyer të mbyllura dhe në fund të saj pjesëmarrësit do të dalin në një deklaratë për mediat.
None found
Po ashtu përfaqësuesit politikë kanë dhe ekspertët e tyre që janë përcaktuar pas arritjes së marrëveshjes dhe që do të merren me hartimin e Reformës Zgjedhore në Këshillin Politik.
Në marrëveshjen e gjerë politike për reformën zgjedhore në Shqipëri, palët politike angazhohen për kryerjen e saj deri në 15 mars të këtij viti.
Marrëveshja është konkretizuar në një dokument të firmosur nga përfaqësues të PS, PD dhe LSI ku palët marrin përsipër të bashkëpunojnë, negociojnë dhe kryejnë reformën zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të diskutohet dhe vendoset jashtë parlamentit, në tryezën politike të partive dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga Parlamenti. Marrëveshja thekson se reforma zgjedhore do të përfundojë jo më vonë se 15 marsi i këtij viti.
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…