Categories: Uncategorized

“Shtime rastesh tek të rinjtë nën 35-vjeç”, mjeku Tritan Kalo me apel të fortë

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo,ka bërë edhe njëherë thirrje për rrezikun e madh qe shkaktohet nga neglizhenca.

“Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre…”- shkruan ai.

Të lidhura

None found

Postimi i Kalos

KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej infermjereve tona të palodhura e cila gjindet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavjon fillojnë vizitat e bisedat për shqetsimet e të smurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…

Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjenë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….

Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domozdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUKU ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuku është e pamundëshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!

të fundit

Stojanoska: VLEN u bë “Kali i Trojës” në dobi të BDI-së

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska, akuzoi koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë mbështeti kandidatin…

3 minutes ago

Babai përqafon Arkin Jahijin dhe i uron fitoren në Bërvenicë

AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.Pas…

3 minutes ago

AKI dhe Arkin Jahiji festojnë fitoren në Bërvenicë

AKI dhe kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji kanë shpallur fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme.Pas…

3 minutes ago

Glen Daja: Elbasani tregoi karakter me dy përmbysje, por ende nuk është në nivelin e pritur

Glen DajaElbasani ia doli të marrë 3 pikët e radhës, sërish me përmbysje, kësaj radhe ndaj Laçit në “Elbasan Arena”…

3 minutes ago

Gërvalla kërkon hetim të shpejtë e të plotë pas tragjedisë në Demiraj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…

7 minutes ago

Edhe unë e kam përjetuar atë që kaloi Arlinda”! Arjola Demiri flet për martesën dhe divorcin: Durimi im zgjati gjashtë vjet

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin…

10 minutes ago