Detaje të tjera i shtohen ngjarjes së pak ditëve më parë në Elbasan, ku si pasojë e rezistencës dhe kërcënimit me armë nga ana e Lefter Zhidrut, ky i fundit u ekzekutua nga RENEA.
Në shtëpinë shoshë nga plumbat, u kthye vetëm një moment Floresha, bashkëjetuese e viktimës e cila pasi mori sende personale, u largua sëbashku me të bijën.
Zërat e fëmijëve poshtë pallatit numër 576/1 dëgjohen teksa qeshin e bëjnë potere: “Po sikur të shpiket një lojë “Lefteri Home” dhe të dalë ai me kallash?”. Njëri prej tyre imiton me një shkop fshese, sikur të kishte armë në dorë.
Por arma e Lefter Zhidrut nuk ishte lodër dhe as tritoli i paketuar. Për fqinjët e 71-vjeçarit sjellja e plakut nuk ishte aspak suprizë. “Erdhën me qera në 2009. Që nga ajo kohë, në atë shtëpi kishte vetëm grindje. Ai e rrihte, ishte xheloz. Ndonjëherë Floresha mbyllej me javë dhe nuk dilte. Kur dilte, shikonim shenjat e saj”, shprehet një nga fqinjet për Gazetën “Si”. Sipas saj, “çifti ishin të dy të çuditshëm”.
“Ata shaheshin, bërtisnin. Përherë e më rrallë dilnin nga shtëpia. Gjatë pandemisë, Lefteri rralloi daljet, ndërsa e shoqja zbriste ose për të çuar vajzën në shkollë ose kur blinte ushqime. Nuk e di me çfarë jetonin, me çfarë të ardhurash, por ata ishin problem për ne. Policia ishte vënë në dijeni”, shton një tjetër fqinje. Gjendja sipas komshinjve ishte bërë e padurueshme dy vite më parë, kur i moshuari mbante gjysmë të hapur derën e shtëpisë dhe qëndronte në errësirë me një levë në dorë. Kështu e mbajnë mend fqinjët, të cilët kur kuptuan se çifti grindej pasi gruaja dilte shpesh, ata i përshëndesnin përherë e më rrallë nga frika e një konflikti të mundshëm. “Para pak muajsh ata shitën disa hekurishte që i mbanin në ballkon prej kohësh, ata jetonin në kushte të vështira”, tregon shitësja e lagjes sipas të cilës gjendja mendore e të dyve u rëndua nga problemet ekonomike që po hasnin dhe nga xhelozia e Lefterit që dyshonte se gruaja po e tradhëtonte.
Megjithatë njëri prej fqinjëve nuk iu shmang dot dhe një ditë u gjend përballë të moshuarit që nga ballkoni i bërtiti të largohej nga makina e tij. “U habita, i thashë që jam në rrugë, s’kam punë me makinën tënde dhe pastaj u zumë”, thotë fqinji për Gazetën “Si”. Ajo çka pasoi ishte ankesa në polici nga të dyja palët që akuzuan njëra-tjetrën për kanosje. Policia nuk shkoi ansjëherë për kontroll në shtëpinë e të moshuarit, që përpara tyre sillej mirë, ndonëse fqinjët ankoheshin për çiftin agresiv. Nga kërkimet e tyre, fqinjët kishin zbuluar se i moshuari dhe partnerja e tij 45-vjeçare kishin jetuar edhe në një lagje tjetër në Elbasan, në lagjen “5 Maji” dhe pas konflikteve fqinjët e mëparshëm i kishin larguar prej andej.
Dita e fundit…
“Ajo doli zbathur sëbashku me vajzën, një fëmijë i urtë”, thotë për Floreshën fqinja e parë. Gruaja thotë se dëgjoi të bërtiturat e Lefterit që e urdhëroi: “Përjashta!”. “U habita – rrëfen e moshuara – ishte hera e parë që e nxorri nga shtëpia”. Banorët panë brenda pak minutash se si forcat Shqiponja trokitën për ta marrë në polici të moshuarin për sqarim dhe ai u përgjigj me breshëri automatiku që bënë shoshë derën e shtëpisë ku ai jetojte dhe derën e komshinjve ngjitur. “I shikon këto shenjat në murin e katit të tretë? Ai doli dhe iu vu policëve pas duke i qëlluar ndaj dhe ata u ngjitën nga kati i dytë në të katërtin ku dhe shpëtuan”, shpjegon për Gazetën “Si” një tjetër banor i lagjes “11 nëntori” të Elbasanit.
Dhe ndërsa Lefter Zhudri, i vrarë nga policia pas pesë orë negociatash, u varros në fshatin e tij në Xarrë, partnerja e tij është kthyer tek të afërmit. Policia i thotë Gazetës “Si” se do ta rithërrasë për të dhënë shpjegime shtesë, se përse çifti u grind dhe përse ajo nuk tregoi që në banesën e tyre i moshuari mbante fshehur një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse.
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…