Categories: Uncategorized

”Të shihen me kujdes delet e të pihet ujë me buzë”, Fuga ka 5 këshilla për daljen

Akademiku Artan Fuga me ironi i jep 5 “këshilla” për të dalë nga mbyllja aktuale për shkak të koronavirusit, duke ironizuar ata që japin këshilla për qeverinën.

Gjashtë rekomandime për qeverinë daljen nga mbyllja e daljes:

Të lidhura

None found

Nisur nga të dhënat më të fundit shkencore, nga zbulimet që kemi bërë në një tunel në malin e Dajtit, duke mbajtur parasysh se bota po dështon dhe ka hyrë në një rrugë të gabuar në betejën me covidin19, bazuar te ndriçime pothuajse hyjnore, pas konsultimeve kombëtare në departamentet tona të specializuara për këto çështje, dhe konsultave me laboratoret më të mira të Galaksisë, jepen këto rekomandime për qeverinë:

Të fryhen mirë gomat e autobuzave dhe të veturave personale sepse janë bërë disa javë që nuk janë kontrolluar.

Natën vonë të mos pengohet askush që të flejë sepse është zbuluar që ëndërrat idiote sidomos janë një medikament i së ardhmes.

Të bëhet kujdes të zbulohen edhe ata që më pas do të jenë të infektuar nga viruse të tjera sepse që tani duhet të mendohet për të ardhmen.

Të shihen me kujdes delet, dhitë, pëllumbat sepse ka të dhëna që lakuriqët e natës sidomos natën shkojnë dhe i takojnë pa leje. Lejet për takime të jenë të vlefshme edhe për kafshë të buta me lesh.

Sidomos të bëhet kujdes që të mos pihet ujë veçse nëpërmjet buzëve dhe grykës meqë kështu zvoglohen vrimat nga mikrobi mund të hyjë!

Qeveria të mos ketë asnjë inferioritet, por le t’i marrë këto këshilla dhe sugjerime dhe t’i zbatojë sepse nuk ka problem. Pêr shëndetin e popullit ne nuk kërkojmë të drejta autori!

Këshillën e gjashtë do t’a japim radhën tjetër!

Por dihet që ka të bëjë me tenderin e letrave higjenike dhe të pecetave në rast menstruacionesh!

Korrupcioni që po çfaqet aty o bo ves i keç!

të fundit

Single apo në një lidhje? Gjesti zbulon të vërtetën

Këngëtari Gjesti u rikthye për herë të parë në media pas një periudhe të gjatë shkëputjeje, ku ka zbuluar disa…

3 hours ago

Rrëfim prekës nga Gjesti: Flet për humbjen e vëllait dhe betejën me ankthin: “Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”

Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes mediatike, Gjesti është rikthyer në ekran me një rrëfim emocional në emisionin “Goca…

3 hours ago

Aksident në aksin Lezhë-Kryqëzimi i Rrilës, makina përplas motorin, ndërron jetë 36-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Lezhe. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:10,…

4 hours ago

Çmimet e naftës dhe gazit në Evropë do të mbeten të larta deri në 2027-ën

Zyrtarët e Bashkimit Evropian deklaruan sot se çmimet e naftës dhe gazit në Evropë do të mbeten të larta të…

4 hours ago

Shqipe Hysenaj shpërthen ndaj Valdrin Sahitit: Mos i jepni shumë gojës!

Shqipe Hysenaj ka reaguar publikisht ndaj një interviste të fundit të Valdrin Sahiti, duke e cilësuar si “një nga gjërat…

4 hours ago

U dhunua mbrëmjen e djeshme, reagon drejtori i AKU Shkodër: Nuk dorëhiqem! Nuk më ndalin as pabesia as qyta e armëve tinzare pas shpine

Drejtori i AKU në Shkodër, Ramir Haderi, ka reaguar publikisht pas dhunës së ushtruar ndaj tij mbrëmjen e djeshme, duke…

5 hours ago