Categories: Uncategorized

Të dënuar përjetë për vrasje, kush janë tre të shumëkërkuarit e radhës në listën e zezë

Ka dalë lista me 3 të kërkuarit e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

I dënuari me burg përjetë Sokrat Ruda

Të lidhura

None found

Në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasi Sokrat Ruda ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin Z. D.

Sokrat Ruda është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari me burg përjetë Jani Alia

Në datën 1 maj 2016, në një lokal në Tiranë, shtetasi Jani Alia ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Ç.

Jani Alia është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

I dënuari me burg përjetë Artur Kuliçi

Në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, shtetasi Artur Kuliçi, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja S. T.

Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /albeu.com/

të fundit

Shpërthimi me lëndë plasëse në makinën e punonjëses së Bashkisë/ Kush është 43-vjeçari i arrestuar, në kërkim tre persona të tjerë (EMRI)

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku një automjeti në pronësi…

4 minutes ago

LAMM: Kalimi në kufi pa vonesa të gjata, qarkullimi në rrugë vijon normalisht

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme sot, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut jashtë zonave…

4 minutes ago

Sulmet kibernetike dhe kërcënimet për bomba, Europa heton gjurmët e dyshuara ruse

Agjencitë europiane të sigurisë kanë nisur një hetim ndërkufitar për të zbardhur origjinën e kërcënimeve të koordinuara për bomba, të…

8 minutes ago

Dimitrievski paralajmëron daljen e ZNAM-it nga qeveria nëse provimi i jurisprudencës zhvillohet në shqip

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, tha se Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

17 minutes ago

Prattipati and KFOR commander discuss security for communities in Kosovo

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…

23 minutes ago

Killing of Urim Fiku in Bulqizë: Shell casings found 500–600 metres from his home cast doubt on family members’ accounts

Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…

23 minutes ago