Categories: Uncategorized

Të dënuar me burgim të përjetshëm, kush janë 10 shqiptarët më të rrezikshëm

Pak kohë më parë në Shqipëri me vendim të Këshillit të Ministrave u ngrit një strukturë policore për të bërë të mundur arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Por, pavarësisht debateve Ministria e Brendshme nisi procedurat për ekipin e rrjetit “Enfast”, që në fakt është një rrjet europian për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë.

Të lidhura

None found

Rrjeti “Enfast” përbëhet nga disa shtete, ku aspirante është dhe Shqipëria me njësinë e saj më të fundit speciale për kapjen e të kërkuarve dhe që tashmë ka përgatitur dosjet dhe i ka dërguar në zyrat qendrore, ndërsa pret marrjen e së drejtës për të kryer operacione.

Por, problemi qëndron tek ata persona tepër të rrezikshëm e për të cilët ENFAST, apo INTERPOL nuk ka asnjë gjurmë dhe asnjë foto. Madje, emrat e tyre janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme me specifikimet përkatëse për llojin e krimit dhe masën e dënimit. Kjo e vështirëson edhe më shumë gjurmimin dhe më tej arrestimin e tyre për llogari të Shqipërisë.

Por kush janë 10 më të rrezikshmit shqiptarë që kërkohen në të gjithë botën. Armand Laska, Ismail Çela, Sabri Hasa, Pal Marku, Pali Gjergji, Nik Abdija, Ndriçim-Myrteza Çaushi, Sokol Bushaj, Flamur Ndino dhe Ervin Shahini (Shabani) janë emrat e listës së shpërndarë nëpër botë.

Tetë prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm nga të tre shkallët e gjyqësorit për krimin e vrasjes, në disa raste edhe për shkak të cilësive të veçanta. Ndërsa Flamur Ndino i dënuar me vendimin ekstrem që përmban legjislacioni shqiptar është akzuar për rrëmbim personi dhe Ervin Shahini, me mbiemër të ndryshuar në Shabani akuzohet për vjedhje me pasojë vdekjen e një personi.

Kërkimet prej vitesh janë shtrirë edhe në ato vende ku mungon një marrëveshje bashkëpunimi policor me Shqipërinë, por janë INTERPOL dhe EUROPOL strukturat ndihmëse.

Ndërsa në rrjetin “Enfast” të Europol janë anëtarësuar deri tani 21 shtete. Shqipëria në këtë strukturë do të ketë vetëm rol vëzhgues e më pas operacional edhe pse autoritetet shqiptare e kanë kërkuar menjëherë të drejtën për të kryer operacione, por rrjeti qëndror “Enfast” ka gjykuar se vendi ynë ende nuk i ka përmbushur kriteret.

të fundit

Conte angazhon Pini Zahavin për të siguruar stolin e Manchester Unitedit

Antonio Conte po synon seriozisht stolin e Manchester Unitedit dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar kandidaturën e tij.…

10 minutes ago

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, dërgohen me urgjencë në spital

Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…

21 minutes ago

Pogradeci gjen pasuesin e Çelës: marrëveshje me ish-trajnerin e Dinamos dhe Partizanit

Pogradeci nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Emiljano Çelës [...]Read More...

34 minutes ago

National protest today as citizens and students gather at 14:00 outside the Ministry of Education, calling for Rama’s resignation

# Dita e 165-të e protestës kundër qeverisë, në orën 14:00 mbahet protesta kombëtare Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë…

36 minutes ago

Three dead and three injured after SUV hits pedestrians in Los Angeles

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në Los Angeles kur një makinë u përplas me…

37 minutes ago

Tirana is becoming harder for young families as births fall at twice the national rate

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të…

37 minutes ago