Categories: Uncategorized

“Tapë” në timon tenton të korruptojë policin, shoferi e pëson keq (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka godet një tjetër rast të mitëdhënies.

Një shtetas i dehur në timon, i ofroi 50 euro policit rrugor për të mos bërë testin e alkoolit, por përfundon në pranga.

Efektivët e rrugores në kryeqytet, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugët e kryeqytetit, kanë vijuar kontrollet policore për shkeljet që janë burim për ngjarje rrugore.

Pas një telefonate në sallën e komandimit dhe drejtimit ne Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një automjet tip “Volksëagen” po bënte manovra të rrezikshme në rrugë dhe dyshohej se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit, rrugorët u vunë në lëvizje dhe pasi bënë të mundur ndalimin e automjetit në rrugën “Ndre Mjeda”, konstatuan se drejtuesi i automjetit A. G., 46 vjeç kishte shenja të dukshme të përdorimit të alkoolit dhe gjatë veprimeve policore për verifikimin me alkoolmatës, ky shtetas i ofroi agjentit verifikues të Policisë Rrugore 50 euro, me qëllim moskryerjen e testimit për alkool.

Në këto kushte, nga rrugorët e kryeqytetit u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi nga verifikimi me aparatin alkoolmatës, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur (testi i parë 1.27 mg/l dhe testi i dytë 1.22 mg/l).

Gjatë muajit janar 2020, nga Policia Rrugore e Tiranës janë arrestuar 5 drejtues mjetesh për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 3 vite burg.

# Komunitet🤝Polici👉Siguri
# SiguriaDetyrëDheMision👮🏻♀
# MosDrejto🚙PasKonsumimit🍺

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

1 hour ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

1 hour ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

2 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

2 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

2 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

2 hours ago