Categories: Uncategorized

Takaj bën deklaratën e fortë: Të mbyllet kampionati, Qeveria na injoroi

Ardjan Takaj thotë “stop”. Presidenti i Skënderbeut shikon një situatë të pashpresë në futbollin shqiptar dhe bën thirrje që pas injorimit që qeveria i bëri klubeve dhe vetë FSHF-së, të mbyllet përfundimisht këtu sezoni 2019-2020.

“Pse duhet të vazhdojmë në këto kushte?!? Ndihmë nga shteti nuk kemi, bizneset na janë bllokuar të gjitha… Si t’i paguaj lojtarët?! Ta mbyllin fare me këtë renditje se nuk ka më asnjë vlerë”, ka thënë ndër të tjera kreu i klubit korçar në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”. Duke komentuar situatën aktuale dhe lëvizjen e fundit të institucionit të futbollit, presidenti i Skënderbeut e shikon të pamjaftueshme ndihmën, edhe pse falënderon FSHF-në.

Të lidhura

None found

Zoti Takaj, qeveria refuzoi të fuste futbollin në paketën e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga koronavirusi. Ju keni ngritur disa herë zërin për këtë çështje, tani si e shikoni të ardhmen?

Qeveria injoroi të gjithë futbollin me atë që bëri, por kjo ishte diçka që pritej. U bënë 30 vite injorim për këtë sport në Shqipëri. Këtë rast nuk e shikon askund në Europë dhe më gjerë. Keni parë ju ndonjë shtet tjetër që të mos e ndihmojë futbollin…! Po pse Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë shtete më të forta se ne…?!. Ato e ndihmojnë sportin, ndërsa ne nuk bëjmë dot as “vezën” e Kosovës. Nuk vazhdohet më kështu, shteti na mashtroi edhe për Ligjin e Sportit. Na thanë do e miratojnë dhe si përfundim nuk e bënë as këtë. Pse duhet të luajmë në këto kushte, kur injorohemi totalisht nga shteti ynë?!

Po thoni se e keni të pamundur të mbani skuadrën në këto kushte…?

Ore zotëri më janë bllokuar të gjitha bizneset. Mirë shteti që nuk na ndihmon, por në çdo aspekt bëhet pengesë. Për çfarë të vazhdojë unë kur futbolli futet në kolaps dhe nuk dimë se çfarë do të bëhet. Askush se di sa do të zgjasë kjo situatë…?! Atëherë është më e ndershme ta mbyllin këtë futboll fare.

Në ç’kuptim ta mbyllin?

Ta ndalojnë kampionatin, ta mbyllin fare me këtë renditje që është. Për çfarë të luajmë në qershor dhe korrik, apo të shohim ekipe që zvarriten në fushë dhe luajnë me të rinjtë… Kjo është skamje. Nuk e di çfarë mendojnë të tjerët, por për mua është një situatë e pashpresë. Për kë po luajmë ne?!

OK, por janë edhe klube në garë për një vend në Europë dhe normalisht s’mund të pranojnë këtë situatë siç e kërkoni ju…

Unë flas për klubin që përfaqësoj. Secili shikon interesat e tij, të bëjnë çfarë të duan. Ky është mendimi im, duke parë realitetin e futbollit shqiptar aktualisht. Jemi në një kolaps total.

FSHF akordoi një fond për t’ju ardhur në ndihmë lojtarëve dhe stafeve teknike. Sa ju ndihmon kjo në këtë situatë?

Duhet falëndruar FSHF për këtë fond pagash që shpërndau për gjithë futbollin. Natyrisht është një pagesë minimale që ju vjen sadopak në ndihmë lojtarëve dhe familjeve të tyre për atë minimumin jetik, sepse kanë halle. Megjithatë, mua më shqetëson e ardhmja. Nuk mbahen klubet me 5 milionë lekë në muaj…

Sa do të vazhdojë kjo, ja na ndihmoi FSHF edhe një muaj, po më pas?! E përsëris, futbolli është në kolaps dhe tashmë një problem që shtohet janë kontratat e lojtarëve. Shpenzimet do të rriten dhe nuk e dimë se çfarë do të bëhet. Kemi futbollistë të izoluar, por sa do t’i mbajmë edhe ata… Janë qera, rroga, ushqim etj.

Si është gjendja e futbollistëve dhe stafit në këtë periudhë pandemie, a keni pasur ndonjë shqetësim?

Për fat të mirë lojtarët janë OK dhe po kalojnë këtë situatë pranë familjeve të tyre. Secili po stërvitet në mënyrë individuale. Kemi futbollistët e huaj që kanë mbetur në Korçë, sepse nuk kanë ku të shkojnë, pasi kufijtë janë mbyllur. Për momentin do të qëndrojnë të izoluar derisa të shikojmë një mundësi tjetër. Jemi në një situatë kritike, ku nuk funksionon asgjë.

të fundit

Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Lushnje, ishte rikonstruktuar tre vite më parë

Një pjesë e tregut të fruta-perimeve në Lushnje është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj…

6 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.4 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do…

26 minutes ago

Çmimet shtrenjtohen më shumë, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë

Ditën e sotme, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tregojnë të dhënat e INSTAT. Edhe pse paga…

39 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit, 19 Maj 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…

59 minutes ago

Horoskopi 19 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet e ngrohte. Çdo çast do…

9 hours ago

“Pse penguat Salianjin? Vetëm ai fitoi një bashki në 2023!”/ Abilekaj dhe Haxhiu debatojnë me Balliun për përjshtimin e Salianjit

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokraitke, ngjarje…

9 hours ago