Categories: Uncategorized

Strakosha: Ëndërrojmë titullin, por nuk jemi arrogantë të themi se jemi më të fortë se Juventusi

Para disa ditëve u aludua se Tomas Strakosha ishte i infektuar me koronavirus. Mirëpo, portieri i mohoi këto zëra, ndërsa në një prononcim për “Fan Zone”, futbollisti i Lacios u shpreh se njerëzit flasin shumë, por nuk është mirë kur e teprojnë në lidhje me shëndetin.

Sakaq, Strakosha thekson se me Lacion ëndërrojnë titullin, por nuk janë arrogantë e të thonë se janë më të fortë se Juventusi.

Të lidhura

None found

“Shyqyr Zotit jam mirë. Shpresoj që dhe ju të jeni mirë. Kur njerëzit flasin shumë, thonë edhe gjë tepër. Por kur bëhet fjala për shëndetin nuk është mirë të flasësh tepër. Radhën e ka avokati im të merret me këto gjëra. Unë jam mirë dhe po stërvitem normalisht”.

Titulli- “Shpresojmë të dalim kampionë. Po bëhemi gati për këtë ëndërr. Jemi afër dhë ëndërrojmë të fitojmë kampionatin. Nuk është e vërtetë shifra 10 milionë euro, ja kanë futur kot. Nuk është për lek, është diçka morale”.

Çmenduria më e madhe? “Nuk e di. Të shikoj familjen aq të lumtur, nuk ka gjë më të bukur në botë. Ata do të jenë më të lumtur se mua”.

Rifillimi i sezonit- “3 muaj nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që të mos kemi luajtur futboll. Për të gjithë ekipet do të jetë e vështirë dhe nga ana fizike. Do të jetë e vështire që të gjithë të kapim formën. Ndeshjet nuk do të jenë të njëjta. Nuk kishim luajtur kurrë në këto muaj. Nuk do të jetë kampionat i ri, por do të jetë diçka e re. Gjithmonë Juventusi është më i favorizuari, sepse ka gjithë ata lojtarë. Nuk jemi aq arrogantë që të themi që jemi më të fortë se Juventusin. Babin do ta hip në helikopter që ta shikojë ndeshjen se ka frikë (qesh)”.

Të dashurat e përkohshme? “Nuk kam asnjë të dashur. Çfarë ndodh, ndodh. Kur futet në shtëpi është shumë serioze. Më mirë jashtë. Deri tani kam futur vetëm 1 gocë para shumë kohësh në shtëpi dhe nuk doli mirë”.

Do martohesh me një shqiptare? “Për mua nuk ka lidhje nga është. Po më pëlqeu dhe ndihem mirë s’ka problem. Më pëlqejnë edhe shqiptaret edhe greket. Shqiptaret janë më të mira nga pamjet, tani për tani. Ndiqem në “Instagram” nga femrat se kam vëllain e bukur (qesh)”.

A ekziston një mundësi që Rashica të vijë në Itali te Lacio? “Miloti është shumë lojtarë i mirë dhe njeri i mirë, po të vinte te ne, do të ishte një plus te ne. Si karakter është shumë i mire”, u shpreh Strakosha.

të fundit

Blerim Krasniqi, me mbi 100 ndeshje për Dritën: Synimi ynë është titulli dhe paraqitja dinjitoze në Evropë

Drita ka lënë pas një fillim të vështirë të sezonit dhe pas tri fitoreve radhazi në kampionat, synon ta vazhdojë…

6 minutes ago

Crespo për Gattuson: Kritikët duhet t’i kërkojnë falje

Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, Hernan Crespo, beson se Gennaro Gattusos duhet t'u kërkojmë falje të gjithë atyre që e kritikuan…

6 minutes ago

Gusia: Komunat nuk zbatojnë rregulloren për koordinimin e rasteve të dhunës ndaj grave

Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), Edi Gusia, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi…

7 minutes ago

More than 7.8 tonnes of unregistered medical cannabis, criminal complaint filed against a company in Novo Selo

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…

18 minutes ago

SDSM calls on the Prosecutor’s Office to investigate claims that “black money” is being transferred from Serbia to Macedonia

LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në…

18 minutes ago

Court in Peja orders one month of detention for Jeton Sylaj

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…

19 minutes ago