Categories: Uncategorized

Spanjollët të interesuar për prodhime “Made in Albania”

Spanjollët kanë shënuar rekord të kërkesave për prodhimet shqiptare ku në dhjetor dërgesat u rritën me 115 përqind.

Sipas INSTAT rritja më e madhe e importeve është shënuar prej Turqisë. Ndërsa Italia zë vendin e parë sa i përket shkëmbimeve tregtare.

Të lidhura

None found

Viti 2019 është mbyllur me rënie sa i përket eksporteve të prodhimeve shqiptare.

Sipas INSTAT, dërgimi i produkteve “Made in Albania” drejt vendeve të tjera preku shifrën e 299 miliardë lekë duke u ulur me 3.8 për qind, krahasuar me vitin 2018.

Ndërkaq importet kanë vijuar trendin rritës me 1.2 për qind. E njëjta situatë paraqitet edhe në muajin dhjetor.

Krahasuar me nëntorin, eksportet kanë rënë me 11 për qind.

Sipas INSTAT, rritje të ndjeshme kanë shënuar lëndët minerale dhe energjia elektrike me një shtesë prej 7.2 pikë, ndërsa rënie ka shënuar tekstilet dhe këpucët me -4.5 pikë.

Sa i përket shteteve të cilat kanë preferuar prodhimet shqiptare në muajin dhjetor Spanja shënon rekord me një rritje prej 115 për qind ose 1.2 miliardë lekë dhe në 12 muaj 115 miliardë lekë, shkruan Ora news.

E dyta renditet, Greqia me 18 për qind. Sa i përket Kosovës, pavarësisht taksës që Prishtina ka vendosur ndaj Beogradit, eksportet kanë një rritje me vetëm 3 për qind në dhjetor dhe 10 për qind në të gjithë vitin 2019.

Shtetet me të cilët ka pasur rënie të eksporteve për gjatë vitit të shkuar INSTAT rendit Italinë dhe Greqinë.

Sa i përket importeve, Turqia mban vendin e parë me 23 për qind dhe Kina me 11 për qind.

Rënie të importeve kanë shënuar Rusia, Italia dhe Gjermania.

të fundit

Vlashent Sata pjesë e “Big Brother VIP”? Ja si përgjigjet këngëtari

Këngëtari dhe kompozitori, Vlashent Sata, ka folur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, një format…

2 minutes ago

Nga triumfi evropian te shkarkimi i dhimbshëm, Mourinho rikthehet në Romë si kundërshtar

Jose Mourinho do të rikthehet në stadiumin “Olimpico” të mërkurën, por këtë herë në stolin kundërshtar.Trajneri portugez do të jetë…

3 minutes ago

Zelensky propozon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse, nëse Moska nuk godet më infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Presidenti ukrainas kërkon ulje të ndërsjellë të tensioneve dhe garanci konkrete nga Rusia. Deklarata vjen pas kritikave të Donald Trump…

5 minutes ago

Bessent: Administrata Trump do ta zbatojë marrëveshjen për naftën ruse duke përdorur të gjitha kompetencat ligjore

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump do të zbatojë marrëveshjen për naftën ruse, duke u mbështetur në autoritetin ligjor ekzistues.…

5 minutes ago

Klekovski: 30 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur në vend

Kanë arritur 30 mijë vaksina kundër gripit nga prodhues evropianë dhe koreanojugorë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili…

14 minutes ago

Accident inside the Tirana-Elbasan tunnel, entrance temporarily blocked

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi…

17 minutes ago