Categories: Uncategorized

Rritet lënia e nënshtetësisë/ 870 shqiptarë lanë pasaportën, 20.7 % më shumë. Bie numri i të huajve që bëhen shqiptarë

Përgjatë vitit 2023 është shënuar rritje e shqiptarëve që kanë lënë pasaportën  dhe një rënie e të huajve që e kërkojnë atë. Në rastin e fundit janë shtetasit nga Kosova që kërkojnë të bëhen shtetas të Shqipërisë. Rritje është shënuar edhe për azilkërkuesit

INSTAT raportoi një rënie me 400 mijë persona të popullsisë në Shqipëri ku shkak kryesor është dhënë emigrimi i lartë. Situata e zgjatur ndër vite po shoqërohet edhe me lënien e shtetësisë shqiptare.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të INSTAT janë 870 raste që kanë kërkuar të lënë pasaportën e vendit duke mbajtur të një shteti tjetër.

Shifra flet në një rritje prej 20.7 për qind në vitin 2023 krahasuar me atë të vitit 2002. Por nga ana tjetër rënie është shënuar në të huajt që kërkojnë të bëhen shqiptare

Janë 1.382 persona të huaj që në këtë periudhë kanë marrë pasaportën e vendit tonë. Por në dokumentin e INSTAT shtohet se ka një rënie me 9.5 për qind.

Në pjesën dërrmuese, ose në 74 për qind të rasteve përfituesit janë nga Kosova, e më tej nga Turqia e shtete të tjera. INSTAT raporton se prej tyre 796 janë meshkuj dhe 586 femra.

Rritje ka shënuar dhe numri i azilantëve që kanë kërkuar të strehohen në Shqipëri.

Në 12 muajt 261 persona kanë paraqitur dokumentin në vendin tonë krahasuar me 125 që ishte më parë.

Numrin më të lartë e zënë shtetasit afgan në 61 për qind të rasteve të ndjekur më pas nga Siria, Iraku., etj.

Pavarësisht rritjes, sipas INSTAT vetëm 14 kanë mundur të marrin përgjigje pozitive  dhe nga këta 5 i përkasin shtetasve me origjinë nga Iraku, 4 nga Afganistani dhe pjesa mbetur i përkasin shtetasve nga Siria e Palestina.

të fundit

Shiu largohet gradualisht, ja si do të jetë moti ditën e hënë

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…

13 minutes ago

Trump njofton për armëpushim energjetik mes Moskës dhe Kievit, Zelensky: Nuk isha në dijeni

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…

13 minutes ago

Raketë balistike godet aeroportin e Riadit, Etihad dhe flydubai pezullojnë fluturimet deri më 14 tetor

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

13 minutes ago

Trump: Rusia dhe Ukraina dakord për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të dielën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim…

14 minutes ago

Olti Hyseni shkëlqen sërish, realizon supergol për Brondbyn

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Olti Hyseni po vazhdon të bëjë zhurmë në Superligën e Danimarkës.Anësori realizoi sërish, këtë herë…

21 minutes ago

Zelensky proposes halting attacks on Russian refineries if Moscow stops targeting Ukraine’s energy infrastructure

Presidenti ukrainas kërkon ulje të ndërsjellë të tensioneve dhe garanci konkrete nga Rusia. Deklarata vjen pas kritikave të Donald Trump…

22 minutes ago