Ditën e sotme, ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha është ndarë nga jeta.
Nexhmije është shuar në moshën 86-vjecare ndërsa ajo kishte pas vetes një histori të gjatë dhe të denjë në fushën e muzikës.
None found
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .
Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.
Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.
Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.
Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit. /albeu.com/
Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin…
Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve…
Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…
Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…
Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…