Në vitin 2008, bëri jo pak bujë plagosja me thikë e mjekut të njohur Ali Refatllari.
Ky i fundit u qëllua me thikë nga një eksponent i njohur i botës së krimit, i cili kishte kryer vepra të tilla edhe më parë.
None found
Por më shumë sesa krimi, ishte mënyra sesi gjërat rrodhën më pas që shkaktuan probleme të tjera.
Arben Strazimiri qëlloi me thikë mjekun për t’u hakmarrë për vdekjen e të afërmit të tij gjatë një operacioni nga mjeku Refatllari.
Ai u kap vetëm pak metra nga vendi ku qëlloi mjekun dhe pikërisht këtu fillon kalvari i gjyqeve që sëfundmi kanë përfshirë edhe vetë shtetin shqiptar.
Madje edhe pse kreu një krim dhe u dënua për të, Shqipëria duhet t’i paguajë Arben Strazimirit plot 15 mijë euro në formë dëmshpërblimi për trajtim jonjerëzor në burg, raporton albeu.com.
Vendimi është dhënë nga Gjykata e Straburgut sëfundmi dhe është zbardhur ditën e sotme ku i kërkohet shtetit shqiptar të dëmshpërblejë Strazimirin për shkak se dënimin për krimin ndaj Refatllarit ai e kreu në një burg dhe jo në një spital psikatrik siç kishte kërkuar.
Historia nis gjatë gjyqit ndaj Strazimirit, ku ai kërkoi që të trajtohej në një spital psikatrik duke pretenduar se kishte probleme psiqike. Por, gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë duke vendosur që dënimin ta kryejë në një burg normal.
Pas këtij vendimi, Strazimiri e ka çuar çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut duke fituar atje kundër shtetit shqiptar.
Pas bërjes së verifikimeve, gjykata ka konstatuar se Shqipëria nuk ka institucione të posaçme ku mund të vuajnë dënimin persona me probleme psiqike.
Dërgimi i tyre në burg sipas gjykatës është një shkelje e të drejtave të njeriut, ç’ka bëri që ta dënojë Shqipërinë me 15 000 euro, të cilat duhet t’i paguhen pikërisht Arben Strazimirit.
NATO tha sot se është e gatshme të adresojë çdo kërcënim në përgjigje të raporteve se Irani po konsideron të…
Dashi Edhe pse do të mundoheni të ndërveproni me disa persona njëkohësisht për të harruar një ngjarje të kohëve të…
Harry Maguire ka deklaruar se në kampin e Manchester Unitedit ekziston besimi se skuadra mund të luftojë për titullin e…
NATO tha sot se është e gatshme të adresojë çdo kërcënim në përgjigje të raporteve se Irani po konsideron të…
Emiratet e Bashkuara Arabe, një partner kryesor tregtar i Iranit, po pezullon të gjitha transaksionet tregtare dhe financiare me Republikën…
Ish-kampioni britanik i sprintit dhe fituesi i medaljes së artë në Lojërat e Komonuelthit, Leon Baptiste, ndodhet në burg në…