Kryeqyteti i Libanit, Bejrut, është goditur nga shpërthime të njëpasnjëshme e teet të të fuqishme, teksa dyshohet se kanë humbur jetën të paktën 50 persona e mbi 3 mijë janë lënduar.
Spitalet janë stërmbushur, të gjitha agjencitë shtetërore kanë dalë në teren, kurse e tërë kjo situatë ka prekur shumë guvernatorin e Bejrutit, Marvan Abud, i cili para gazetares shpërtheu në lot.
None found
Këtë katastrofë, ai e ka krahasuar me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki që kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhe pse dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një depo të materialeve shpërthyese pranë portit detar të qytetit, shkaku i saktë ende nuk dihet.
Abud ka konfirmuar se ka shpërthyer një zjarr i madh dhe se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes duke tentuar ta lokalizojnë, kur për një moment janë zhdukur.
“Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë nacionale”, ka thënë Abud duke mos mundur të ndalë lotët.
Maqedonia renditet e 41-ta midis 48 ekonomive evropiane sipas produktit të brendshëm bruto (PBB) të parashikuar për frymë për vitin…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po zhvillohet këtë të shtunë në resortin në Gjirin e Lalëzit, ku janë mbledhur ministrat,…
Skautët e Barcelonës thuhet se ishin të pranishëm gjatë miqësores së Argjentinës kundër Uruguait në stadiumin La Bombonera në Buenos…
Duke filluar nga nesër, 15 nëntor, automjetet që marrin pjesë në trafikun publik në rrugë duhet të kenë pajisje dimërore…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.…
Komunikimi me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz është bërë i pamundur gjatë momentit që kryeministri Edi…