Categories: Uncategorized

Si po e kalon izolimin Cekja e Beratit: Rri e rri dhe zihem me gruan (VIDEO)

Aktori i humorit, Sejfulla Myftari, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi.

Cekja, siç të gjithë e njohin, u shpreh që është mërzitur së tepërmi këto kohë karantine, pasi nuk është mësuar të qëndrojë kaq gjatë në shtëpi. Po ashtu ai shprehet me humor, se edhe pse ka 40 vite me gruan dhe janë bërë si motër e vëlla prapë grinden.

Sakaq, Cekja tha se i mungonin shumë kolegët e miqtë, por mbi të gjitha ishte i mërzitur për shumë koncerte e dasma ku ishte i ftuar, por që tashmë janë anuluar si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

“Më duket sikur jam në arrest shtëpie. Kemi një moment filmi me Drilon Hoxhën për të xhiruar dhe kam dalë pak. Me gruan zihem, s’kam ça të bëj tjetër, rri, rri, zihem me gruan. Tashmë më është bërë si motër, kam 40 vite me atë. Nuk bëj punë shtëpie, nuk ia them fare. Për çfarë ta ndihmoj unë në shtëpi gruaja në shtëpi, unë gjellë nuk bëj deri te sallata jam. Nuk ka shanse të laj enët, i thyej. Të rrish në shtëpi vetëm bukë të hahet, dhe në 12 të natës ha bukë. Kam shtuar ja një gjysmë kile këto kohë, jo më shumë”.

Më tej biseda zhvendoset te filmat.

“Një baba tjetër është një nga më të bukurat (i referohet filmit “Një Baba Tjetër”), ku Cekja ka luajtur së bashku me Behar Merën dhe Rita Latin) sepse është tragjiko-komik dhe është shumë e dhimbshme. Momenti që më varin te pema ka qenë momenti më i vështirë, sepse mezi flisja (një moment i filmit, ku Cekja, në rolin e vjehrrit, shikon gruan e djalit, Rita Latin, që po bënte dashuri me shokun e djalit të tij, e luajtur nga Behar Mera). Më shumë kolegët, koncertet dasmat që i kemi anuluar. Ajo është punë si të gjithë të tjerët, shyqyr Zotit që komunikojmë në Skype”, u shpreh Cekja.

të fundit

Kristjan Asllani: Ishte si finale për ne, me Serbinë të luajmë si këtu, por na duhet goli

Mesfushori Kristjan Asllani, ishte heroi i Kombëtares, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për…

32 minutes ago

Gazetari i njohur zbulon si paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër nga lart: “Gogel” jep deri në 4 milionë euro reklama në vit…

Gazetari Elvi Fundo, teksa ishte i ftuar në “A Krasta Show, ka zbëthyer skemën sesi kompania e vëllait të Erion…

43 minutes ago

SPAK cakton masën “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, nisin hetimet intensive

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar për veprën penale të “ushtrimit…

1 hour ago

Vrasja e Agustin Kazës në Bruksel/ Dalin pamjet e autorit të dyshuar, policia belge nis kërkimet (FOTO)

Policia belge ka publikuar për herë të parë foton e autorit të dyshuar të vrasjes së Agustin Kazës, i cili…

1 hour ago

Skandali i domateve me pesticide të kthyera nga Kroacia/ Lëshohen urdhër-arreste për tre persona në Berat, mes tyre dhe dy inspektorë të AKU-së (EMRAT)

Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore,…

2 hours ago

Atmosferë e veçantë dhe incidente para ndeshjes Shqipëri-Letoni

Mbrëmjen e djeshme, atmosfera para ndeshjes Shqipëri-Letoni në stadiumin “Air Albania”, ishte e veçantë, me tifozë të etur për futboll…

2 hours ago