Mesfushori Kristjan Asllani, ishte heroi i Kombëtares, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për t`i dhuruar fitoren kundër Letonisë.
Pas sfidës, ai u shpreh se është i lumtur, pasi kishin punuar fort për ndeshjen dhe se tani i pret një sfidë e fortë me Serbinë në tetor.
“Ishte ndeshje shumë e mirë, e dinim që për ne ishte si finale, jam i lumtur për të gjithë ekipin pasi kemi punuar mirë këto ditë dhe jemi fokusuar shumë për këtë ndeshje dhe tre pikët janë gjithçka për ne. Siç e thash sot ishte si finale pasi na duheshin 3 pikët, me 1 pikë nuk mund të bënim asgjë dhe jemi të lumtur.
Tani e dimë që do të kemi një ndeshje të vështirë, por kemi kohë, do të kthehemi në ekip dhe pastaj do të vijmë prapë këtu. Ndeshje e vështirë, shumë e fortë, ne kemi bërë një super ndeshje këtu me ata dhe do të shkojmë atje dhe do të punojmë, të bëjmë ndeshjen që kemi bërë këtu, por na duhet goli gjithmonë”, mbylli prononcimin e tij për FSHF-në.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…