Categories: Uncategorized

Si nisi saga e vrasjeve në Tropojë, Zylfije Haklaj rrëfen hasmërinë me Berishën

Zylfije Haklaj në një rrëfim për emisionin Top Story nga Suedia, ku banon me statusin e azilantit politik, ka treguar historinë e familjes së saj. Haklaj ka rrëfyer vrasjen e vëllait të saj Shkëlqimit, pas së cilës nisi edhe saga e hakmarrjes së kësaj familjeje.

Por Zylfije Haklaj çdo gjë e shigjeton drejt ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo thotë se urdhëri është dhënë prej ish-kryeministrit për vrasjen e vëllait të saj.

“Berisha ka pasur njerëz aty por kemi pasur edhe ne njerëz, njerëz që kanë qenë afër Berishës e kanë inçizuar dhe po atë ditë ia kanë dhënë Halilit dhe Shkëlqimi e ka dëgjuar, deri ditën që vdiq e ka pasur në makinë dhe e ka dëgjuar gjithë kohës. Dy javë para se Shkëlqimi të vdiste, po e dëgjonte aty në kuzhinë, dhe unë reagova. I thashë, Shkëlqimi, që tash e ka plotësuar Sali Berisha, e tha jo Zylfie se ka plotësuar akoma, do të tregoj kur ta plotësojë”, – rrëfen Zylfie Haklaj, motra e Haklajve.

Zylfije Haklaj thotë se, ish-presidenti i kishte ftuar si familje që të sulmonte në jug në vitin 1997.

Sali Berishës i rrezikohet pushteti si president dhe dërgon forca nga Garda, kryesisht Sokol Mulosmanin, kushëri i dajave tonë, për të takuar Fatmirin, për ti kërkuar mbështetjen e tij, dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëjë këtë punë që të sulmoj Jugun, vëllezërit e jugut për të mbrojtur karrigen e presidentit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, motra e Haklajve.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

6 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

6 hours ago