Rregulli më i nevojshëm për t’u zbatuar kur vjen puna te kujdesi në rrugë, është ai i të mos pirit alkool kur udhëton.
Por duket se shqiptarët e kanë të vështirë ta përtypin si rregull.
None found
Policia e Durrësit ka njoftuar se në këtë qytet vetëm përgjatë muajit shtator janë vendosur 774 masa administrative për drejtuesit e mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor ndërsa janë arrestuar në flagrancë 16 persona që drejtonin mjetet pa leje drejtimi ose ishin nën efektin e alkoolit.
Po ashtu si rezultat i kontrolleve rrugore me radar, janë pezulluar 259 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.
Njoftimi i policisë
Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Në këtë kuadër, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave, kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun e Durrësit dhe kanë ushtruar kontrolle ndaj mjeteve të ndryshme dhe drejtuesve të tyre.
Gjithashtu, shërbimet janë angazhuar maksimalisht duke ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe të atyre që nuk respektojnë distancën për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë muajit shtator janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.
Si rezultat i kontrolleve me radar, gjatë muajit shtator janë tërhequr 259 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.
Në të gjithë qarkun e Durrësit, që nga fillimi i muajit shtator janë vendosur masa 774 administrative për parakalime të gabuara:
■ 185 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
■ 351 masa për përdorimin e celularit;
■ 15 masa për shkelje të semaforit;
■ 774masa për parakalime të gabuara;
■ 83 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve të ushtruara me drager janë pezulluar 14 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe për këmbësorët, për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…