Categories: Uncategorized

Shqiptarët kanë mbetur jashtë, Rama financon “Air Albanian” prej xhepave tanë

Duket se premtimet e Ramës për të mos braktisur “bijtë e shqipes” në vendet e botës, sot kanë marrë formën që pritej.

Kryeministri ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka bërë të ditura çmimet që do të paguajnë shqiptarët që do të riatdhesohen me “Air Albania” nga Roma.

Të lidhura

None found

Rama ka theksuar se paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi. Ndërkohë 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin.

Por ajo që ngre dyshimet në gjithë këtë, është fakti se shqiptarët nuk kanë asnjë mundësi tjetër zgjedhje për t’u kthyer në Shqipëri përveçse Air Albania.

Madje edhe hotelet janë përzgjedhur me vendim të qeverisë duke vendosur kështu në çdo detaj edhe për shpenzimet që këta individë do detyrohen të paguajnë

Postimi i Plotë

“SOT HAPEN PRENOTIMET PËR FLUTURIMET E RIATDHESIMIT QË NISIN TË SHTUNËN NGA ROMA✈️

PAKETA DO TË JETË 100€ PËR FLUTURIMIN QË DO TË PAGUHEN NGA PERSONI DHE 21€ NË DITË PËR AKOMODIMIN 14-DITOR NË HOTEL, PREJ TË CILAVE 14€ DO TË MBULOHEN NGA QEVERIA PËR FJETJEN E SHËRBIMIN ME STANDARTET ANTICOVID19, NDËRSA VETËM 7€ DO TË PAGUHEN NGA PERSONI PËR USHQIMIN😍

BESOJ SE KJO PAKETË ËSHTË MËSE E ARSYESHME E FALENDEROJ AIR ALBANIAN DHE OPERATORËT TURISTIKË PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN E TYRE ME ZEMËR SHQIPTARE NË KËTË NISËM ASPAK TË LEHTË, PËR SITUATËN E NDËRLIKUAR QË PO KALOJMË🙏

#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje

*çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht /albeu.com/

të fundit

Prokurori thotë se pamjet filmike vërtetojnë planifikimin e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj po vazhdon shqyrtimi gjyqësor për rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet…

2 minutes ago

E papritur për Dinamon në Slloveni, mungon konferenca e Ilir Dajës para sfidës evropiane

Ilir DajaSllovenët e Aluminij dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të raundit të dytë…

3 minutes ago

“E dimë pse ndodhemi këtu”, Barton i kundërpërgjigjet Deschamps pas kritikave për gjysmëfinalen e Botërorit

Ivan Barton, gjyqtari nga El Salvadori që drejtoi gjysmëfinalen e Kupës së Botës midis Francës dhe Spanjës, i është përgjigjur…

4 minutes ago

Mungesa e miqve të afërt te burrat po rritet, me pasoja të ndjeshme për martesat dhe lidhjet

Shumë burra, me kalimin e viteve, humbasin miqësitë e afërta, ndaj mbështetjen emocionale dhe ndjenjën e afërsisë e kërkojnë pothuajse…

11 minutes ago

Udhëzues për kalërim të sigurt: Çfarë duhet të mësoni përpara se të ngjiteni në shalë

Një lëvizje e nxituar, një shalë e vendosur keq ose mungesa e ekuilibrit mund ta ndryshojnë krejt përvojën që duhet…

11 minutes ago

Cila është temperatura e duhur e frigoriferit në verë? Mos e vendosni më poshtë se ky nivel

Shumë njerëz mendojnë se po i ruajnë më mirë ushqimet, por një rregull i thjeshtë bën dallimin mes sigurisë dhe…

12 minutes ago