Tashmë që lajmet dhe informacionet për COVID-19 kanë pushtuar mediat dhe mendjet e njerëzve, kanë filluar të bëjnë edhe shaka me virusin.
Nisi me maskat kreative të çfardoshme, e tashmë Vllezërit Lleshi i kanë kushtuar një këngë humoristike me çifteli Koronavirusit.
None found
Kënga ka vetëm një ditë që ka dalë në Youtube dhe numëron 20 mijë views.
Teksti i Vëllezërve Lleshi është mjaft interesant dhe prek çdo etapë të koronavirusit që nga ardhja nga Kina e deri te rritjet e çmimeve në farmaci, me humor dhe ironi./albeu.com/
Teksti i këngës
Nga Kina e Mao Ce Dunit
na ka ardh virusi i fundit
Në ekran doli i gjati
thotë ‘o popull bonu gati’
Na ka ardh virus korona
s’po na len në hallet tona
Merrni vesh ç’a ju them unë
lani duart me sapun
Mos me ç’u dorën kur s’duhet
Mos me kruajt as kur të kruhet
Sa ka ardh virus korona
Dasëm bojnë farmacitë
Rrisin çmimet për 1 dedik
Maska gjen vetëm me mik
Analistë e gazetar
ne ekran tash të parë
Dje një plak ka ndërrue jetë
Sa i pat mush 98
Në për studio ia nisin vajit
Krej virusit ia lanë fajin
Jemi popull me traditë
Nuk e njohim fjalën frikë
Kemi zemrat prej çelikut
Kala buzë Adriatikut
Dhe kësaj herë si gjithmonë
Na kët luftë do ta fitojmë
Për mjekësi të parët jemi
dhe vaksinën gati e kemi
Hudhra, spec e raki fshati
Ik virusi në pikë të vrapit
Evropa duhet të përfshihet në bisedimet për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, sepse pozicioni i saj mund të jetë vendimtar,…
Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së…
Tre persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në qytetin kufitar rus…
Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët kanë gjasa reale…
Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka reaguar ndaj kritikave dhe diskutimeve të shumta rreth paraqitjeve të tij, pas një…
Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari. Ngjarja…