Portet e Spanjës janë kthyer në një parajsë për trafikantët nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, raportojnë mediat lokale duke iu referuar autoriteteve.
Siç bën me dije policia spanjolle, gjatë dy viteve të fundit është dyfishuar sasia e kokainës me origjinë nga vendet e Amerikës Latine në Spanjë, e cila kontrollohet kryesisht nga trafikantët nga Bosnja, Mali i Zi Serbia dhe Shqipëria, shkruan albeu.com.
None found
Duhet theksuar se prezenca e trafikantëve nga Europa Lindore, siç Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Serbia apo Bosnja Hercegovina është e shtuar në këto kohët e fundit”, tha Mbrojtja Civile Spanjolle pasi kapi një ton kokainë të transportuar nga trafikantë kroatë në ishullin La Palma.
“Anëtarët e këtyre bandave janë të pozicionuar mirë dhe mundësojnë futjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes Atlantikut në vendin tonë”, vijoi Mbrojtja Civile.
Më herët, operacioni “Los Blancos” shkatërroi një pjesë të mirë të kartelit shqiptar të kokainës, të cilëve përgjatë disa viteve iu kapën 4 ton kokainë dhe 5.5 milion euro duke arrestuar edhe Elti Dizdarin, i njohur si koka e grupit që merrej me shpërndarjen. /albeu.com
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…