shqiperi

Anëtarësimi në BE, mediat e huaja: Ja kur pritet që Shqipëria dhe Ukraina të marrin dritën jeshile

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile nga BE në muajin qershor. Kështu shkruan media “Euractiv” referuar burimeve të saj, duke nënvizuar se kjo vjen pas ofertës së Ukrainës.

Në artikull shkruhet se Shqipëria mund të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut, sipas kryeministrit Edi Rama. Përpjekja e Shqipërisë për t’u bashkuar me bllokun europian është e lidhur me Maqedoninë e Veriut. “Ndërsa të dyja vendet kanë përmbushur kërkesat, në letër, Bullgaria ka vënë veton ndaj këtyre të fundit për çështjet historike dhe të të drejtave të njeriut”, shkruan “Euractiv”.

Të lidhura

None found

“Shqipëria nuk mund të presë më që dy fqinjët të zgjidhin zënkën e tyre. Kursi ynë në atë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama të enjten në Tiranë.

Burimet thonë se një vlerësim pozitiv për Ukrainën nuk mund të jetë në tryezë nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk përparojnë.

Serbia dhe Mali i Zi janë në krye nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por procesi i pranimit të Malit të Zi ka shtagnur disi dhe ndërsa Serbia vazhdon të hapë kapituj, nuk ka vullnet të vërtetë politik për t’u bashkuar me BE. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të radhës, në pritje për të nisur zyrtarisht bisedimet, ndërsa Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë marrë ende statusin e kandidatit”, thuhet më tej në artikull.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

3 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

3 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

3 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

3 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago