Categories: Uncategorized

Shpërthen ish-lojtari i Kombëtares: Dënojini dhe hiquni 15 ose 20 pikë, Halili e tregoi në publik pa dashje

Ish-trajneri i Vllaznisë dhe lojtar i Kombëtares, Roland Luçi është i sigurt se ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës për gjysmëfinalen e Kupës ka qenë e trukuar.

Luci-Roland
Në një postim të bërë në profilin e tij zyrtar, ai tregon shembuj, pse kjo ndeshje mund të quhet e trukuar, teksa shton se diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili pas ndeshjes. Luçi shkruan se Komisioni i Disiplinës duhet të reagojë menjëherë dhe t’iu heqë pikë skuadrave, në mënyrë që të jepet një shembull i mirë për të gjithë “dordolecët” e trukimeve siç i quan ai.

Të lidhura

None found

“Për njohësit e botës së basteve dhe të futbollit njëkohësisht, grafiku i mëposhtëm i një prej shoqërive të basteve është një tregues i qartë se ndeshja është e manipuluar. Këtu nuk pi ujë kurrfarë justifikimi, kishte apo s’kishte interes Tirana lidere e kampionatit për rezultatin final, ka apo s’ka ndeshje kthimi, janë të ndershëm apo kumarxhinj futbollistët, drejtuesit apo qoftë dhe bastexhinjtë. Se ka dhe bastexhinj të ndershëm.

Ulja e kuotës së fitores së Bylis në shifra aq të ulëta, sikur rezultati të ishte 3-0 për ballshiotët për një nga kompanitë e mëdha në treg do të thotë futje në lojë e qindra mijëra eurove.

Pohimi i presidentit të Tiranës, se bastexhinjtë kanë humbur shuma të mëdha me humbjen e penalltisë në fund të lojës (gjë që nuk përjashtohet duke parë kuotat e basteve në grafik), jo vetëm nuk justifikon Tiranën, por e komprometon më tepër ekipin, Halilin vetë që pa dashje nxjerr në publik të dhëna të tilla, bastexhinjte në prapaskenë dhe sidomos aktorët në fushë, futbollistët e Tiranës, mbasi pa ta skenari i manipulimit të ndeshjes është i pamundur të mendohet, qofte dhe teorikisht duke korruptuar arbitrin.TIRANA

Domethënë këtu është ujku dhe s’ka nevojë të kërkosh gjurmët: Tirana si ekip dhe të gjithë lojtarët pa përjashtim që ishin në fushe! Sikur, sikur të kemi të bëjmë me një Komision Disipline dhe FSHF serioze, do të veprohej menjëherë: 15 a 20 pikë minus në kampionat dhe eliminim nga Kupa dhe sidomos përjashtime të gjata, të paktën një vjeçare të të gjithë lojtarëve që ishin në fushë.

Atëherë do të shikonim se si do të pluskonin emrat e atyre që kanë vënë bast, emrat e atyre që lojtarët dhe ekipet i përdorin si skllevër të mirëpaguar, si dordolecë në makinerinë e korrupsionit dhe manipulimit në futboll. Atëherë do të kishte rast të tregonte veten dhe e famshmja Prokurori e Shtetit, të cilës i mungojnë faktet për të vepruar, se këto që shihen me sy e bëjnë ‘muuu’ nuk janë fakte.

Sidomos po të merret si i vërtetë fakti i pohuar nga Refik Halili, për humbje të mëdha parash me humbjen e penalltisë nga Bylis, shkaktimi i penalltisë është qartësisht komprometues. Por thashë më lart, këtu kemi të bëjmë me ‘sikur’, domethënë që praktikisht nuk do të ndodhë asgjë, ja ca bla-bla në ndonjë faqe gazete a portal dhe në një shtet të kapur nga koka te këmbët, të korruptuar deri në palce, gjithçka është normale, gjithçka vazhdon si më parë. Dhe ne do të jemi të lumtur e të dënuar njëkohësisht të shijojmë karikatura futbollistike në stadiumet shqiptare”, shkruan Luçi.

të fundit

Flakët përfshijnë pyjet e ahut në malësinë e Prrenjasit, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren të thepisur

Një vatër zjarri e regjistruar në fshatin Shqiponjë të Bashkisë Prrenjas, në zonën e njohur si “Lukovë – Guri i…

6 minutes ago

Interesim i lartë për peticionin e IKD-së, vijon mbledhja e nënshkrimeve

Po vazhdon peticioni dhe mbledhja e nënshkrimeve nga Instituti i Kosovës për Drejtësipër ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të…

11 minutes ago

Albin Kurti pret Ziadin Selën në Prishtinë, këto ishin temat e takimit

Nga qeveria e Kosovës njoftojnë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Lidhjes Shqiptare,…

19 minutes ago

Ukrainasi ndiqet nga droni rreth furgonit para shpërthimit, Kievi akuzon Rusinë për shënjestrimin e civilëve

Një civil ukrainas ka mbijetuar pas një sulmi me dron rus në një treg në Kherson, ku sipas autoriteteve ukrainase,…

22 minutes ago

Fluks në Pediatrinë e Vlorës nga virozat dhe alergjitë, regjistrohen deri në 80 vizita ditore

Temperaturat e larta të verës dhe rritja e numrit të turistëve kanë sjellë një fluks të shtuar vizitash në Pediatrinë…

25 minutes ago

Ariana Grande shpjegon tërheqjen e përkohshme nga jeta publike: Ishte planifikuar prej kohësh, jo një vendim impulsiv

Ariana Grande ka reaguar për herë të parë pas njoftimit se do të tërhiqet përkohësisht nga jeta publike pas përfundimit…

25 minutes ago