Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka dalë e revoltuar nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik,
Ajo shprehet se PS duhet të reflektojë lidhur me hapjen e listave, teksa insiston për hapjen e tyre 100%.
None found
“Do të kthehem duke i kërkuar PS që të reflektojë. Ju kërkoj ndjesë por kjo është gjë që duhet ta çojmë deri në fund dhe do luftoj deri në fund që listat të jenë të hapura. Boll më me kryetarë që vënë kandidatë që i mbajnë pranë si pëllumba, si dele dhe i trajtojnë si kartona në parlament. Pra nuk ndryshon absolutisht asgjë dhe PS të reflektojë për këtë vendim të fëlliqur”, shprehet Hajdari.
Fjala e plotë
Kërkon të mos hapë listat. I bëj thirrje PS se po bën një hap mbrapa. Nuk është kjo lista e hapur, nuk është kjo që duan shqiptarët dot sepse duan të rendisin kandidatët siç duan. Ajo që kërkohet sot është një truk për të mbajtur listat e mbyllura.
Do të kthehem duke i kërkuar PS që të reflektojë. Ju kërkoj ndjesë por kjo është gjë që duhet ta çojmë deri në fund dhe do luftoj deri në fund që listat të jenë të hapura. Boll më me kryetarë që vënë kandidatë që i mbajnë pranë si pëllumba, si dele dhe i trajtojnë si kartona në parlament. Pra nuk ndryshon absolutisht asgjë dhe PS të reflektojë për këtë vendim të fëlliqur.
Ajo që është e rëndësishme është që ne të kërkojmë betejën për listat e hapura. Kam ardhur të shikoj propozimin e PS dhe të shoh çfarë po bëhet me listat e hapura. Jam njohur me draftin sot dhe ai cënon listat e hapura.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…