Categories: Uncategorized

Shpenzime për restorante dhe hotele, ku renditen shqiptarët (FOTO LAJM)

Për një vend si Shqipëria, me të ardhura të ulëta, sigurisht që shpenzimet për restorante dhe hotele do të kenë një peshë shumë më të ulët në totalin e shpenzimeve krahasuar me Europën. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2018 një familje shqiptarë shpenzoi mesatarisht për restorante dhe hotele 4.7% të totalit të shpenzimeve, ndërkohë që një familje europiane shpenzon dyfishin. Të dhënat nga Eurostat tregojnë se shpenzimet për një familje në Europë zinin 8.6% të totalit të shpenzimeve.

Megjithatë edhe brenda Bashkimit Europian ka diferenca të theksuara nga njëri-vend në tjetrin për sa i përket peshës së shpenzimeve për restorante dhe hotele, të cilat jo domosdoshmërish lidhen me zhvillimin dhe të ardhurat e vendit. Rekordin në Europë për shpenzimet më të lartë të këtë kategori shpenzimet e mbajnë dy shtete ishullore si Malta dhe Qipro, ku përllogaritet se familjet shpenzojnë gati një të pestën e totalit të shpenzimeve për restorante dhe hotele 9shiko grafikun).

Të lidhura

None found

Por në të njëjtën kohë nuk mbeten pas as vendet e Ballkanit Perëndimor. 16.2% e totalit të shpenzimeve të familjeve malazeze shkojnë për këtë kategori, duke u renditur si vendi I katër në të gjithë Europën për peshën e lartë.

Pas Malit të Zi renditet Kroacia, vendi më i ri i anëtarësuar në BE. Sipas Eurostat 14.7% e shpenzimeve totale të familjeve atje shkojnë për restorante dhe hotele. Mali i Zi dhe Kroacia janë dy prej destiancioneve turistike në zhvillim të shpejtë, çka ka ndikuar në çmimet e hoteleve dhe restoranteve në të dy këto vende.

Edhe Spanja, një tjetër destinacion turistik tepër popullor europian, renditet krah vendeve që familjet kanë shpenzime të larta për hotele dhe restorante me 14.6% të totalit për vitin 2018.

Nga ana tjetër në vend e Europës Perëndimore, shpenzimet për restorante dhe hotele janë më të ulëta se mesatarja europiane. Kështu për shembull shpenzimet për restorante dhe hoteleve të familjeve gjermane, ekonomisë më të zhvilluara të Europës, ishin 5.5% të totali të shpenzimeve të familjeve duke u renditur fill pas Shqipërisë. Edhe në vendet e tjera si Danimarka apo Belgjika, shpenzimet për restorante dhe hotele ishin përkatësisht 6.3 dhe 6.5% të totalit.

Familjet serbe të fundit

Shpenzimet më të ulëta në Europë për këtë kategori janë regjistruar në Serbi, ku në totalin e shpenzimeve të familjeve atje, shpenzimet për restorante dhe hotele nuk zinin më shumë se 3% të totalit. Më pas renditen vendet si Rumania me 3.1%, Polonia me 3.6% dhe Lituania me 4.2%./monitor/

të fundit

PSG vë në diskutim Khephren Thuram gjatë tratativave me Juventusin për Kolo Muani

Juventusi po përshpejton bisedimet me Paris Saint-Germain për transferimin e Randal Kolo Muanit, me sulmuesin francez që dëshiron të rikthehet…

3 minutes ago

I kanë dosjet në SPAK, të futen në burg/ Protestuesja me fëmijë: Një muaj protestë dhe kryeministri nuk jep dorëheqjen! Ky ka marrë fund, do ta rrëzojmë

Protestuesja me fëmijë që u bë virale ditë më parë, është rikthyer sërish në sheshin e protestës dhe këtë herë…

6 minutes ago

Rashiq kërkon marrëveshje të plotë për institucionet e reja, në mënyrë që të shmangen bllokadat

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kërkuar nga partitë politike që formimi i institucioneve të reja…

7 minutes ago

Furgon me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, aksident i rëndë mesditën e së martës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon me…

10 minutes ago

Pas ndalimeve para Kuvendit, protestuesit shpallin nisjen e tubimit të paralajmëruar për orën 19:00

Tensionet në protestën e qytetarëve ka arritur kulmin e vet pas përplasjeve me policinë para Kuvendit [...]Read More...

14 minutes ago

Rama publikon një mesazh nga WhatsApp-i i protestuesve: “Zgjedhjet e parakohshme janë kurth”, ndërsa e cilëson si “ondrra n’beze”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një mesazh që, sipas tij, po shpërndahet në grupet e WhatsApp-it të protestuesve.…

14 minutes ago