Zylfie Haklaj ka folur në Top Story që nga Suedia. Ajo i kushtoji vëmendje vrasjes së vëllezërve Demaj, më 7 gushtit 1993. Pas ngjarjes së Shkëlzenit, Hamdiu dhe Shkëlqimi, fshihen nëpër bjeshkë për ti shpëtuar arrestimit nga policia. Me ta thuhet se u bashkua edhe vëllai tjetër Fatmiri.
“Ne jemi shumë të indinjuar për këtë ngjarje e për gjithë jetën do jetë një peng për familjen tonë e kur e mësuam që ishin dy vëllezër ishte shumë më e dhimbshme. ne për të gjithë jetën, si për vëllezërit tonë dhe për ato mendojmë dhe jemi të mërzitur”, – rrëfen Zylfie Haklaj.
Mes familjeve Haklaj dhe Demaj ka pasur kontakte pas ngjarjes. Haklajt shtrin dorën e pajtimit që nuk ndodhi kurrë. Pavarësisht kësaj, mes dy familjeve, sipas Zylfie Haklajt nuk ka pasur përplasje.
“Familja jonë ka bërë tentative për të takuar familjen e të ndjerëve, e kemi takuar babain dhe xhaxhallarët por fatkeqësisht babai i tyre vdiq dhe xhaxhat e tyre skanë qenë i një mendimi dhe nuk kemi bërë dot një pajtim me këtë familje.
Mosreagimi i tyre, meqenëse si familje s’kanë tentuar kurrë përhakmarrje, as nuk kanë thënë gjë të keqe, ne na ka bërë më të përulur para tyre e më të mërzitur”, – rrëfen Zylfie Haklaj.
Operacionet për arrestimin e vëllezërve Haklaj rezultuan të pasuksesshme. Ka pasur informacione se për vite me radhë ata kanë jetuar në Gjermani.
Motra e tyre rrëfen pas më tepër se 20 vitesh se ata kurrë nuk janë larguar nga Shqipëria në atë kohë. Ata, kanë qarkulluar në zonë. Kjo tregon se sa i pafuqishëm ishte shteti përballë vëllezërve Haklaj, që tashmë emrin e kishin të njohur në të gjithë vendin.
“Shkëlqimi as vëllezërit kurrë nuk u arratisën, erdhi në Haklaj, pruri lajmin dhe bashkë me Hamdiun kanë qenë në bjeshkë, në Tropojë, kurrë s’janë arratisur”, – rrëfen Zylfie Haklaj.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…